Flash

Masakra në Lushnje, vjen reagimi zyrtar i policisë

Lapsi.al 11 October 2017
Masakra në Lushnje, vjen reagimi zyrtar i policisë

Pas masakrës në Lushnje, ku dy të rinj mbetën të vdekur dhe 2 të tjerë plagosur vjen edhe reagimi zyrtar i policisë.

Njoftimi konfirmon vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e dy të tjerëve. Policia njofton se një makinë është gjetur e djegur në aksin rrugon Lushnje-Berat, brenda së cilës janë gjetur tre armë. Gjithashtu njoftohet ngritja e postoblloqeve në hyrje-daljet e qytetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në datën 11.10.2017 në lagjen "Loni Dhamo", në vendin e quajtur "Ura e Përroit" Lushnje, nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri automatik dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 2 shtetas, ka mbetur i plagosur rëndë 1 tjetër, si dhe ka marë dëmtim të lehtë edhe një shtetas tjetër i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Viktimat janë shtetasit Z. L, 23 vjeç dhe J. H., 22 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnje.

Shtetasi i plagosur rëndë është M.Xh, 26 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", i cili po transportohet për në Tiranë.

Si dhe ka marrë demtim të lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç.

Gjithashtu në Sallën Operative Lushnje ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Lushnje-Berat, në po digjet një mjet.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ku ka gjetur në automjet tre arme zjarri automatike.

Automjeti dyshohet se mund të jetë i autorëve.

Eshtë ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Të këshilluara

Basha: Ky vend po bëhet i pajetueshëm

Pas publikimit të Barometrit të Ballkanit ku thuhej se mbi 50% e shqipëtarëve duan të largohen nga vendi, ka reaguar edh Lulzim Bahsa. Kryetari i Partisë Demokr...

16:21

Frankie Muniz: "Kur dhe si e humba kujtesën"

Aktori 31-vjeçar, i cili aktualisht është një ndër konkurrentët e spektaklit “Dancing with the Stars”, u pyet gjatë shfaqjes se cili ishte viti më i paharrueshë...

16:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI