Flash

Basha: Ky vend po bëhet i pajetueshëm

Lapsi.al 11 October 2017
Basha: Ky vend po bëhet i pajetueshëm

Pas publikimit të Barometrit të Ballkanit ku thuhej se mbi 50% e shqipëtarëve duan të largohen nga vendi, ka reaguar edh Lulzim Bahsa. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar sot se PD do të bëjë luftë të ashpër kundër asaj që e ka quajtur marrëzi dhe çmenduri të Edi Ramës.

Nga selia blu, ku mbajti një deklaratë për mediat Basha tha se nga janari, mbijetesa do të jetë shumë më e vështirë edhe me rritjen e TVSH-së për bizneset e vogla.

“Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend? Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, barometri konfirmon se 39% e shqiptarëve nuk paguajnë faturat e ujit dhe dritat, 43% nuk përballojnë ngrohjet, 30% këstet e huasë, 30% nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë, kurse nga janari mbijetesa do jetë edhe më e vështirë për rritjen e çmimit se Rama do fusë biznesin e vogël në skemën e TVSH. Me rritjen e tvsh-së për biznesin e vogël, mendoni sa e pamundur do të bëhet jetesa. Kryeministri nuk flet, por e paketon këtë me propagandë” - tha Basha.

 

Të këshilluara

Frankie Muniz: "Kur dhe si e humba kujtesën"

Aktori 31-vjeçar, i cili aktualisht është një ndër konkurrentët e spektaklit “Dancing with the Stars”, u pyet gjatë shfaqjes se cili ishte viti më i paharrueshë...

16:10

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI