Edhe pse në reagimin e parë policia tenton ta paraqesë krimin si një larje hesapesh apo hakmarrje, dyshohet se atentati i sotëm mund të jetë kryer edhe për kontroll territori mes bandave rivale.
Sikundër Lapsi.al ka raportuar më parë, dyshimet e para për një nga autorët e krimit bien mbi Laert Haxhiun, pasi ky i fundit plagosi para disa muajsht Xhulio Shkurtin, i cili është nipi i Aldo Bares, ish kreut të bandës së Lushnjes. Në foton tjetër që sjell Lapsi.al duket Xhulio Shkurti (majtas) dhe Zamir Latifi (djathtas).
Foto tjetër është e viktimës së dytë, Jurgen Hoxha. Ky i fundit është kushëri me Xhulio Shkurtin, ndërsa Zamir Latifi është shok i tij.Burime të Lapsi.al thonë se dy autorët kanë qenë të maskuar. Pak pas ngjarjes është gjetur një automjet i djegur në rrugën Lushnje – Berat, në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’, si dhe tre armë zjarri.
©LAPSI.AL
http://www.dailymotion.com/video/x64576w