Flash

Frankie Muniz: "Kur dhe si e humba kujtesën"

Lapsi.al 11 October 2017
Frankie Muniz: "Kur dhe si e humba kujtesën"

Aktori 31-vjeçar, i cili aktualisht është një ndër konkurrentët e spektaklit “Dancing with the Stars”, u pyet gjatë shfaqjes se cili ishte viti më i paharrueshëm i jetës së tij. Përgjigjja e Muniz i la të gjithë të shokuar teksa ai zbuloi ngjarjen më të dhimbshme të jetës së tij. “Unë kam humbur kujtesën”- u shpreh aktori- “Nuk e di kur dhe si ndodhi kjo ekzaktësisht, por gjatë një periudhe kohe unë kam përjetuar nëntë goditje në tru nga ataku ishemik i përkohsëm”. Ai gjithashtu u shpreh se i duhet të shohë foto dhe video të vjetra për të kujtuar fëmijërinë e tij. Fatmirësisht për këtë e ndihmon e dashura e tij Paige, e cila shkruan çdo detaj nga dita e tij në një bllok, kështu ai mund të lexojë kurdo se çfarë ka bërë. Ndërkohë memorja afatshkurtër e Frankie është në rregull, kështu ai nuk e ka problem të kujtojë hapat e kërcimit të koreografisë.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI