Flash

ITALIANI NË PROKURORI: FOLA ME EDI RAMËN PËR TENDERIN E TAP!

Lapsi.al 10 October 2017

Me ose pa dijeninë e tij, Edi Rama është përfshirë në skandalin e mashtrimit të një shtetasi italian nga Eduart Ndocaj, ish deputeti socialist i Lezhës.

Burime nga policia e Lezhës thanë se biznesmeni italian e ka takuar Eduart Ndocajn në Milano, gjatë kohës që ky ishte deputet. Në bisedën që kanë bërë në Milano, "kaubojsi" i premton italianit se do ta ndihmonte, që ai të fitojë tenderin për shtrimin e tubave të gazsjellësit TAP. Por për këtë "nder", Ndocaj kërkoi 50 mijë euro. Italiani tregon se ka paguar dy herë nga 25 mijë euro, por një tender i tillë nuk u zhvillua kurrë. Pasi priti t'i kthehen parate, bëri kallëzim në prokurori për Eduart Ndocajn.

Burime nga policia e Lezhës thanë për Lapsi.al se Ndocaj ka arritur t'i sigurojë biznesmenit italian edhe një takim me kryeministrin, Edi Ramën. Nuk dihet kur dhe ku është zhvilluar takimi, por italiani e ka hapur bisedën e tenderit të tubave të TAP edhe me Edi Ramën.

Duke qenë se kishte paguar paratë tek Eduart Ndocaj, italiani nuk ka pasur komplekse të flasë për një aferë korruptive edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Nuk dihet nëse Rama është habitur nga biseda apo nëse kishte dijeni paraprakisht për premtimet e Eduart Ndocajt, por sipas deklarimit të biznesmenit në prokurori, Edi Rama i ka thënë që për këtë çështje të takohet me Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri.

Eduart Ndocaj u bë deputet i Partisë Socialiste pasi shpenzoi gati 500 mijë euro në fushatë. Këtë e ka pranuar vetë në një intervistë në televizion. 500 mijë eurot që investoi për Rilindjen e Lezhës, në një formë ose tjetër, biznesmeni Eduart Ndocaj duhej t'i rifitonte.

A e dinte kryeministri përse po e takonte biznesmenin italian? Apo Ndocaj e mashtroi edhe shefin, njësoj si italianin? 

Afera sapo ka shpërthyer dhe ngre shumë pikëpyetje. I takon kryeministrit, Edi Ramës të sqarojë çështjen dhe nëse mundet, të dalë nga kazani, ku e ka futur "Kaubojsi"./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI