Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Kur Ramën e njollos kazani i Mero Bazes

Lapsi.al 7 October 2017
Kur Ramën e njollos kazani i Mero Bazes

Pak a shumë në të njëjtën kohë kur Edi Rama, me ngjyra farfuritëse, me ekrane gjigandë dhe me slidera vezullues po prezantonte shpikjen e tij më të fundit, “platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët”, një nga gazetarët që prej një dekade e ka mbështetur më shumë se kushdo tjetër, Mero Baze, kishte botuar një shkrim ku e akuzonte me nota të ashpra kryeministrin.

Ndërsa i pari shpjegonte të premten pasdite para mediave, se si qytetarët duhet të kishin besim tek kjo qeveri, duhet të denonconin nënpunësit e administratëës që abuzonin me detyrën, zyrtarët që u kërkonin ryshfet, i sorollasnin apo shkelnin ligjin, i dyti ngrinte gishtin mbi një kryeministër që ishte i aftë të fuste fukarenjtë në burg, por që përkulej përpara biznesmenëve batakçinj.

Baze në shkrimin e tij shkonte dhe më larg. Ai bënte thirrje që ndërtimet e ngritura si pasojë e lidhjes okulte të shefit të qeverisë me njerzit që paguajnë nën dorë, mund të ndalen vetëm me një mënyrë: duke u vënë tritolin (lexo shkrimin poshtë).

Nisur nga këto akuza të forta u interesova të kuptoj se çfarë e kishte sjellë këtë përplasje. Në fakt nuk qe e vështirë. Tani informacionin e gjen në shumë portale dhe alarmin e kanë ngritur mjaft aktivistë të shoqërisë civile.

Fjala është për një ndërtim tërësisht pa leje, me puntorë të fshehur si klandestinë, që pronari i ujit Trebeshina po bën në një nga mrekullitë e mbetura mbi derdhjen e Vjosës, pikërisht në grykën e Këlcyrës.

Dhe dyshimi se ai ka marrë viston tek timonieri që luan aktorin e bashkëqeverisjes me popullin, i bën të frenojnë para paligjshmërisë: edhe INUV-in, edhe policinë, edhe autoritetet e provincës.

Por, po të informohesh në krahun tjetër, pra nga njerëzit e zyrës së kryeministrit, ata e kanë gati alibinë.

Me pak fjalë ata pretendojnë se situata nuk është tamam ashtu sikurse thotë Baze, se ai është subjektiv në këtë çështje, se as që mund të mendohet se Rama është paguar nga biznesmeni, se atij çështja i është relatuar si e rregullt nga kabineti i vet.

Pra e thënë troç, qëndrimi është i njëjtë si në të gjitha kazuset e mëparshme të këtij lloji, që nga vilat e oligarkëve në bregdet, që nga grataçielat në Tiranë, e deri tek prishja e ansamblit të Gerardo Bosios për të ngritur një kullë me stadium: “Ne do vazhdojmë përpara, sepse nuk dëgjojmë shpifjet e mediave të kazanit”.

Se ç’interes ka botuesi i gazetës Tema, ai që ka lujtur rol më shumë se kushdo për rënimin e qeverisjes së Berishës, që ka luftuar për ngritjen e Ramës në pushtet, madje ka gjetur mënyrën t'a amnistoje edhe për shumë nga mëkatet e tanishme, të futet në kazanin e kritikëve, opozitërëve dhe atyre që janë xhelozë për “sukseset” e liderit, kjo është vështirë të kuptohet.

Por, ajo që meret mend me lehtësi është se kështu trajtohet çdo vëzhgim, çdo denoncim dhe çdo kritikë që mund të bjerë ndesh me paktet që Rama ka bërë me njerëzit e biznesit.

Në këtë kuptim, sado e dhimshme të jetë masakra që po ngjan në grykën e Këlcyrës, ajo është vetëm një mikro ilustrim i asaj që po ndodh në të gjithë Shqipërinë.

Nga ana tjetër, ajo është edhe prova me e qartë se përse show si ato që me ngjyra farfuritëse dhe ekranë gjigandë, që ftojnë qytetarët të denoncojnë, krimet, abuzimet dhe korrupsionin janë të dëstinuara të dështojnë.

Ç’do qytetar që do merrte guximin të ngrinte një problem në portalin e sapo inaguruar me bujë, rrezikonte të etiketohej njësoj, si Lulzim Basha, Fatos Lubonja, apo tani së fundi edhe Mero Baze.

Sepse në vendin ku për çdo mëkat vendos timonieri, askush nuk mund të presë zgjidhje prej tij. Të shpresosh të kundërtën është njësoj sikur besosh se mund t’i varen Ramës mëlçitë në qafë. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Ku ngjan Luli me Edin?

Lulzim Basha po përsërit hap pas hapi të gjitha manovrat e Edi Ramës kur ky i fundit, humbi zgjedhjet e vitit 2009. Të enjten në mbrëmje, pas një mbledhjeje të ...

10:46

Si po vdes sekularizmi në Turqi

Kushdo që ka vizituar qendrën e Ankarasë, kryeqytetit të Turqisë, me siguri ka vënë re një skulpturë prej bronzi të një vajze të re duke lexuar një libër. Një s...

17:06

Jo, Edi Rama nuk e shkeli marrëveshjen

Një debat absurd i ditëve të fundit ka përfshirë Ramën dhe Bashën lidhur me vazhdimsinë ose jo të marrëveshjes që të dy nënshkruan fshehtas në natën e 18 m...

14:40

Doktor, lëri djemtë e tu të shkojnë

Këtë herë, Sali Berisha nuk mund të fliste pa prodhuar një lajm. Një lajm të dukshëm dhe të bujshëm, siç ishte ai që kapën në ajër antenat mediatike, se Doktori...

06:12

Fajin s’na e kanë grekët

Mënyra arbitrare e qeverisjes së Rilindjes po i shërben si preteks Greqisë për të penguar përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Më shumë se retorika...

10:18

Kush po lufton për Ballkanin

Pak rajone të botës janë më kompleksë kulturalisht dhe politikisht, sesa Ballkani. Dhe nuk mund të ketë një ilustrim më të qartë të së kaluarës dhe të tashmes s...

15:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI