Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Lu foli si për herë të fundit!

Lapsi.al 5 October 2017
Lu foli si për herë të fundit!

Sot amabasadori Lu, foli më shqip se cdo herë që ka folur troç në Shqipëri. Madje seç ndihej dicka si “pishman” brenda shqipes me të cilën ka folur që ditën e parë që ka shkelur në vendin tonë. Deklarata e fortë për bandat që drejtojnë ende me shumë prezencë, aktivitetin kriminal në Shqipëri, sikur i alarmoi të gjithë, edhe pse, në kontekstin e lajmeve shqiptare, ne kemi stërdëgjuar fjali të tilla. Madje aq shpesh i kemi dëgjuar, saqë na duket se ambasadori nuk na tha ndonjë gjë që nuk dihet. Por të pafuqishëm për të vënë “kujen”, e kemi pranuar realitetin ulëritës, duke i futur zhargonin e zakonshëm: hajt se në Shqipëri jemi.

Lu me deklaratën që për nga karakteri “shpërthyes” me të cilën u servir nga ne, mori përcaktimin “deklaratë bombë”, me sa duket e kishte lënë për në fund të mandatit, të fliste për klane mafioze dhe familje që drejtojnë trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit, në vendin tonë. Lu përmendi me emra klanet që drejtojnë kriminalitetin, duke theksuar se Shullazi drejton nga qelia e burgut trafikun e drogës, se magjistari Klement Balili vijon të tallet prej 16 muajt me drejtësinë, e se krimineli Lul Berisha u lirua gabimisht dhe se po vijon aktivitetin e paligjshëm. Të gjitha këto, i paravendosi në tablonë, diçitura e së cilës është: Kujdes me Vetting-un që nis pas 1 jave. Sepse, sipas tij, Vetting-u i ka vërtet punët pisk. E kur diplomati amerikan renditi emrat dhe veprat e tyre kriminale, ne si reporterë mbajtëm frymën, gjyqtarët e magjistratët e pranishëm në takim, lëvizën sikletshëm në vend, e përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, u “kapërdinë” me vështirësi. Ta kish thënë dikush tjetër atë që tha ambasadori amerikan, do të dëgjonim maratona të lodhshme debati politik, me akuza e stigmatizime, që nisin me emra politikanësh, e që përfundojnë, brenda krevatit të tyre. Por e tha Donald Lu...i njëjti që na lëvdoi për parlamentin më të “pastër” të mundshëm nga kriminaliteti. i njëjti që na tregoi se duhet të ndihemi krenarë që larguam elementë të inkriminuar nga vendimmarrja. Për fat, ambasadori nuk do përkthim gjuhësor. Ne e dimë se politika, do ta “përkthejë” sipas interesit, fjalimin e tij, e se palët partiake, do ta drejtojnë nga njëra-tjetra, gishtin e fajit për këtë situatë. Ama ne njerëzit, ne të thjeshtët që jemi të rëndësishëm vetëm për kohë zgjedhjesh, ne e dëgjuam shqip, atë që tha. E në këndvështrimin tonë, cdo deklaratë politike, do të “nënqeshet” me keqardhje, sepse ne e dimë tani “realitetin origjinal”. është e sigurtë se Lu thotë gjithnjë të vërtetën. është e sigurtë se ambasadori s'e ka për gjë të ngrejë alarme të qenësishme. i vetmi pishman që kemi me të, ndoshta...ndoshta...mund të ketë të bëjë, me kohën e shfaqjes së këtij qëndrimi...që përkon me fundin e mandatit të tij. (Laps.al)

Të këshilluara

Pse Lu foli me emra?

Po bëhen disa ditë që ambasadori amerikan në Tiranë është rikthyer të bëhet kryelajm në këtë mjedis politik që vërtitet rreth të njëjtave tema. Nëse në fundjavë...

14:28

Ç'rol po luan ambasadori amerikan?

1. Kur vdiq Ibrahim Rugova u themelua një Këshill për varrim. Këshilli për varrim ishte i trishtueshëm, dinjitoz dhe ceremonial. Kjo i shihej në fytyrë kryetar...

09:27

Kur çadrën t'a mbyll Gramoz Ruçi

Skena, sa teatrale aq edhe groteske, që Lulzim Basha prodhoi këtë të enjte në Kuvend, u nxitua të justifikohet, si nga përkrahësit po ashtu edhe nga kritikët e ...

10:25

Kur Ramën e njollos kazani i Mero Bazes

Pak a shumë në të njëjtën kohë kur Edi Rama, me ngjyra farfuritëse, me ekrane gjigandë dhe me slidera vezullues po prezantonte shpikjen e tij më të fundit, “pla...

08:10

Ku ngjan Luli me Edin?

Lulzim Basha po përsërit hap pas hapi të gjitha manovrat e Edi Ramës kur ky i fundit, humbi zgjedhjet e vitit 2009. Të enjten në mbrëmje, pas një mbledhjeje të ...

10:46

Si po vdes sekularizmi në Turqi

Kushdo që ka vizituar qendrën e Ankarasë, kryeqytetit të Turqisë, me siguri ka vënë re një skulpturë prej bronzi të një vajze të re duke lexuar një libër. Një s...

17:06

Jo, Edi Rama nuk e shkeli marrëveshjen

Një debat absurd i ditëve të fundit ka përfshirë Ramën dhe Bashën lidhur me vazhdimsinë ose jo të marrëveshjes që të dy nënshkruan fshehtas në natën e 18 m...

14:40

Doktor, lëri djemtë e tu të shkojnë

Këtë herë, Sali Berisha nuk mund të fliste pa prodhuar një lajm. Një lajm të dukshëm dhe të bujshëm, siç ishte ai që kapën në ajër antenat mediatike, se Doktori...

06:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI