Flash

Moxhi përplas grushtin në tavolinë: Në jeni burra më thoni të iki!

Lapsi.al 25 September 2017
Moxhi përplas grushtin në tavolinë: Në jeni burra më

Humbja në Korçë ka thelluar më shumë krizën te Partizani. Nëse pas humbjes me Laçin dhe barazimit me Kukësin trajneri Mark Iuliano dhe Luçiano Moxhi kishin besim te skuadra, disfata me Skënderbeun ka bërë që ata të shkojnë në mendje të ardhmen e tyre te klubi i kuq. “PanoramaSport” shkruan këtë të hënë se harmonia në grup nuk është më e mira, për shkak të diferencimeve në paga dhe trajtim mes të ardhurve rishtas dhe atyre që vijojnë nga sezoni i shkuar. Te drejtuesit italianë janë shtuar dyshimet për një puç të brendshëm nga lojtarët. Në dhomën e zhveshjes pa humbjes në Korçë nuk kanë munguar ulërimat dhe përplasjet e grushtit mbi tavolinë. 
“Nëse jeni burra, ma thoni se cili është problemi që keni me punën time. E them këtë, pasi në fushën e lojës nuk pashë burra të vërtetë. Ndaj po jua përsëris, nëse jeni burra ma thoni tani çfarë nuk shkon në marrëdhënien tonë te Partizani!”. Kështu u është drejtuar Luçiano Moxhi lojtarëve të Partizanit në dhomën e zhveshjes pas humbjes në Korçë.
Trajneri Mark Iuliano ka qenë disi më i qetë në fjalën e tij para ekipit. 
“Nëse nuk doni të punojmë bashkë, unë largohem që tani. Por, dua që të ma thoni këtë gjë, në mënyrë që edhe unë ta kem të qartë arsyen e ikjes. Ju jeni ata që luani në fushë dhe mbani përgjegjësitë për paraqitjen dhe jo unë. Largohem vetëm nëse ju nuk doni të punoni me mua, por është mirë që të ma thoni që tani” – është shprehur trajneri. /lapsi.al/

Të këshilluara

VIDEO/ Wolfsburg ndal Bayern

Në ndeshjen hapëse të javës së 6 në Bundesligës, Bayern nuk mundën të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Wolfsburg në “Allianz Arena”. Vendasit e nisën...

20:41

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI