Flash

VIDEO/ Leksion i Skënderbeut, Partizani zhytet në krizë në fund të tabelës 

Lapsi.al 23 September 2017
VIDEO/ Leksion i Skënderbeut, Partizani zhytet në krizë në

Skënderbeu ka triumfuar 2-0 në supersfidën e javës së 3-të përballë Partizanit në ndeshjen e luajtur në Korçë. Vendasit bënë një lojë mjaft të mirë duke e kontrolluar të gjithë takimin dhe duke mbajtur larg sulmet e të kuqve. Te Partizani i Iulianos u vu re një çorientim dhe mungesë organizimi si në mesfushë ashtu edhe në sulm.  
Skënderbeu kaloi në avantazh në minutën e 66-të. Muzaka depërtoi bukur në qendër dhe pasoi për Soue i cili pasi futet në zonë godet lehtë një top i cili nuk bllokohet nga Hoxha dhe përfundon në rrjetë.


Në minutën e 86-të Mici tenton të depërtojë në zonë nga krahu i majtë, por pengohet nga Trashi dhe arbitri akordin penallti.  Lilaj ekzekutoi në mënyrë perfekte penalltinë në trekëndëshin e portës dhe Alban Hoxha edhe pse e kuptoi krahun, nuk mundi ta ndalonte. 

Skënderbeu goditi edhe dy herë shtyllën ndërsa nuk munguan rastet e rrezikshme, por shpëtimtar u bë portieri Alban Hoxha. Me këtë humbje Partizani shkon në vendin e fundit në tabelë me 0 pikë dhe 0 gola të shënuar në këto 3 ndeshje të para të këtij sezoni të Superligës. Skënderbeu shkon përkohësisht në vendin e parë me 8 pikë, por pret Teutën që duhet të përballet me Flamurtarin të dielën. /lapsi.al/

Të këshilluara

VIDEO/ Wolfsburg ndal Bayern

Në ndeshjen hapëse të javës së 6 në Bundesligës, Bayern nuk mundën të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen ndaj Wolfsburg në “Allianz Arena”. Vendasit e nisën...

20:41

Lorik Cana mund të rikthehet në Serie A

Lorik Cana mund të rikthehet në Lazio gjatë këtyre ditëve Skuadra e Lazios ka probleme me lëndimin e mbrojtësve në këtë fillim të sezonit. Sipas mediave ital...

09:06

VIDEO/ Strakosha pëson 3 gola në 5 minuta

Napoli ka përmbysur rezultatin në ndeshjen me Lacion që po luhet në stadiumin Olimpico të Romës. Ishin vendasit ata që shënuan të parët në minutën e parë me De ...

20:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI