Flash

Trump: Kim Jong Un i çmendur që do të testohet si kurrë më parë

Lapsi.al 22 September 2017
Trump: Kim Jong Un i çmendur që do të testohet si kurrë

Donald Trump deklaroi se Kim Jong Un është një i çmendur që nuk e ka problem të vrasë popullin e tij, por që do të ‘testohet’ si kurrë më parë.

“Kim Jong Un i Koresë së Veriut, i cili qartësisht është një i çmendur që nuk e ka problem të vdesë urie, apo të vrasë popullin e tij do të testohet si kurrë më parë”, shkruan presidenti amerikan në Twitter në formë kërcënimi.

rghn 

Kjo deklaratë e Trump vjen si përgjigje ndaj qëndrimit që Kim Jong Un mbajti pas fjalës së tij në OKB. Tump aty u shpreh se “SHBA-të janë gati t’a shkatërrojnë plotësisht Korenë e Veriut”.

Kim Jong Un nga ana e tij deklaroi se tani që Trump ofendoi atë dhe vendin e tij në sy të botës me deklaratat më kërcënuese për luftë të bëra ndonjëherë, Koreja do të ndryshojë sërish qëndrim, duke marrë masa më të forta.

“Fjalët e Donald Trump më bindin më fort dhe jo të më trembin, se rruga që kam zgjedhur është ajo e duhura dhe e vetmja që do të ndjek deri në frymën time të fundit. Tani që Trump mohoi ekzistencën dhe më ofendoi mua dhe vendin tim në sy të botës përmes deklaratave më të egra për luftë të bëra ndonjëherë, Koreja e Veriut do të ndërmarrë masat më të forta,” u shpreh diktatori i Koresë së Veriut më herët. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI