Flash

Alarmi/ ‘Super Malarja’ e pashërueshme, po përhapet me shpejtësi

Lapsi.al 22 September 2017
Alarmi/ ‘Super Malarja’ e pashërueshme, po përhapet me

Shkencëtarët janë të shqetësuar për përhapjen e shpejtë të “super malarias” në jug-lindje të Azisë. Sipas shkencëtarëve “super malaria” po kthehet në një kërcënim global.

Po pse “super malarie”?

Kjo formë e rrezikshme e parazitit të malarias nuk mund të shkatërrohet me medikamentet e zakonshme kundër malarias. Një ekip studiuesish në Njësinë e Kërkimit të Medikamenteve Tropikale në Bangkok tha se ekziston një rrezik real që malaria të bëhet e pashërueshme.

“Ne mendojmë se ky është një kërcënim serioz. Është alarmante se si malaria po përhapet në të gjithë rajonin dhe po i frikësohemi faktit që “super malaria” mund të kapërcejë drejt Afrikës,” tha për BBC drejtuesi i njësisë, Arjen Dondrop.

Rreth 212 milionë njërëz infektohen nga malaria çdo vit. Ajo shkaktohet nga një parazit i cili transmetohet nga mushkonjat dhe është shkaktari kryesor për vdekjen e shumë fëmijëve. 

“Super malaria” u shfaq fillimisht në Kamboxhia dhe që atje është shpërndarë në zonat e Tajlandës, Laosit dhe ka arritur deri në Vietnamin e jugut. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI