Flash

“Vriteni tim bir”, Presidenti i Filipineve kërcënon djalin e tij pas akuzave që merret me drogë

Lapsi.al 21 September 2017
“Vriteni tim bir”, Presidenti i Filipineve kërcënon djalin

Presidenti famëkeq i Filipineve, Rodrigo Duterte deklaroi se është gati të vrasë djalin e tij, nëse akuzat e opozitës se ai merret me drogë vërtetohen.

“Nëse fëmija im merret me drogë, vriteni!” – deklaroi Duerte ditën e djeshme.

Ai shkon edhe më tej, duke thënë se do të mbrojë policët që do t’a vrasin, nëse akuzat ndaj tij janë të vërteta.

Djali i tij, Pablo Duerte, u akuzua nga një senator kundërshtar i babait të tij, se është i përfshirë në një trafikim droge me vlerë 125 milion dollarë, nga Kina në Manila, në muajin maj. Senatori publikoi edhe një foto të Pablo Duertes me trafikantin e dyshuar të drogës.

Po pse ky reagim i Presidentit filipinas për djalin e tij?

Rodrigo Duerte erdhi në pushtet me premtimin për të zhdukur trafikimin dhe përdorimin e drogës në Filipine, por sipas të dhënave të publikuara nga organizatat ndërkombëtare, ai po kalon çdo kufi. Prej një viti, policia vret qindra persona në muaj që i kap duke përdorur ose trafikuar drogë. Ndërkombëtarët, kundërshtarët e tij dhe organizatat humanitare i dënojnë fort këto veprime të iniciuara nga Rodrigo Duerte. Edhe pse mënyra më gjakatare për të zhdukur këtë plagë të Filipineve, pas kaq kohësh, përdorimi i drogës në vend ka rënë me shifra të frikshme.

Në këtë pikë, ai habiti edhe më tej opinionin publik duke thënë se nuk kursen as djalin e tij, nëse vërtetohet që është marrë me drogë. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI