Flash

Lorik Cana mund të rikthehet në Serie A

Lapsi.al 21 September 2017
Lorik Cana mund të rikthehet në Serie A

Lorik Cana mund të rikthehet në Lazio gjatë këtyre ditëve

Skuadra e Lazios ka probleme me lëndimin e mbrojtësve në këtë fillim të sezonit. Sipas mediave italiane, emri i Canës është në listën e përforcimeve të mundshëm në këtë pikë të sezonit, mes lojtarëve që janë pa ekip.

Dëmtimet e njëpasnjëshme të Wallace, Dusan Basta, Bastos dhe Stefan de Vrij detyrojnë Lazion të bëjë ndërhyrje sa më të shpejta, pasi ekipi luan çdo tre-katër ditë për shkak të angazhimeve në Europë. 

Sipas “Il Messaggero”, Igli Tare ka që tani para syve një listë me futbollistë që mund t’i bëjnë punë në këtë pjesë të parë të sezonit, derisa të fillojë afati kalimtar i janarit. Cristian Zaccardo, Bacary Sagna, Joleon Lescott dhe Sébastien Bassong janë disa nga emrat që qarkullojnë në klub, ashtu si edhe ai i Lorik Canës.

Ky i fundit ka më shumë se një vit që nuk shkel në fushat e lojës dhe në Itali e shohin pak të mundshëm një kthim të tijin në futbollin aktiv. Megjithatë, emri i Canës vazhdon të diskutohet si alternativë në klubin ku ai ka luajtur nga viti 2011, deri në vitin 2015.

Të këshilluara

VIDEO/ Strakosha pëson 3 gola në 5 minuta

Napoli ka përmbysur rezultatin në ndeshjen me Lacion që po luhet në stadiumin Olimpico të Romës. Ishin vendasit ata që shënuan të parët në minutën e parë me De ...

20:17

Nejmar i kërkon PSG-së largimin e Kavanit

Mos ndoshta ka bërë mirë Barcelona që e ka larguar? Nejmar, padyshim një nga yjet më të mëdhenj të futbollit në botë, tregoi diçka nga ana e tij e errët e karak...

18:19

VIDEO/ Bologna i shënon një supergol Interit

Bologna ka kaluar në epërsi ndaj Interit, me supergolin e shënuar nga sulmuesi Simone Verdi në minutën e 32’-të të pjesës së parë. Vendasit kanë pasur edhe rast...

19:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI