Flash

Nejmar i kërkon PSG-së largimin e Kavanit

Lapsi.al 20 September 2017
Nejmar i kërkon PSG-së largimin e Kavanit

Mos ndoshta ka bërë mirë Barcelona që e ka larguar? Nejmar, padyshim një nga yjet më të mëdhenj të futbollit në botë, tregoi diçka nga ana e tij e errët e karakterit kur, menjëherë pas përplasjes në fushë me Edinson Kavanin, kërkoi nga drejtuesit e PSG-së, largimin e uruguajanit. Në një zbulim (jo edhe aq) sensacional, gazeta katalanase, “Sport”, shkruan se braziliani ka deklaruar se pas asaj që ndodhi është e pamundur të bashkëpunojë me sulmuesin. 
“Sport” menjëherë komentonte se “fajtor ishte Nejmari”, ndoshta me gëzim që pati mundësi të shigjetonte një lojtar që u largua “me dhunë” nga Barcelona. Gjithsesi, mbetet shija e keqe në gojë për sjelljen e Nejmarit. Tek Barcelona ai kurrë nuk pati shans që të kërkonte largimin e ndonjë lojtari, madje ishte një pjesëtar i stafit të ish-trajnerit Luis Enrike që i tha se “do të përfundosh si Ronaldinjo, nëse vazhdon të sillesh kështu”. 
Edhe po të kishte qenë tek Reali, Bajerni, Juventusi apo Mançester Junajtidi, ylli brazilian nuk do të kishte mundur kurrë të bënte kërkesa të tilla ultimative. Duket se largimi nga Barça ishte mënyra që e ai e mendonte të duhur për të çuar në vend çdo tekë personale. Veçse, kjo hedh hije dyshimi për të ardhmen e Nejmarit dhe për projektin e Paris SG-së./sfidanti/

 

Të këshilluara

VIDEO/ Bologna i shënon një supergol Interit

Bologna ka kaluar në epërsi ndaj Interit, me supergolin e shënuar nga sulmuesi Simone Verdi në minutën e 32’-të të pjesës së parë. Vendasit kanë pasur edhe rast...

19:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI