Flash

“Nëse Napoli nuk fiton Seria A, Hysaj shkon te Juve, Real ose PSG”

Lapsi.al 19 September 2017
“Nëse Napoli nuk fiton Seria A, Hysaj shkon te Juve, Real ose

Mario Giuffredi, agjent i Elseid Hysajt ka thënë se mbrojtësi shqiptar është kampion dhe do të mund të luante edhe në Juventus, Real Madrid ose PSG

Në rast se Napoli këtë sezon nuk e fiton titullin e Serie A, atëherë Elseid Hysaj mund të largohet nga skuadra italiane.

Agjenti i tij, Mario Giuffredi insiston se Hysaj do të ishte shumë i rëndësishëm edhe në skuadra të mëdha si Juventus, Real Madrid apo PSG.

“Hysaj është kampion dhe do të luante rol të rëndësishëm edhe në Juventus, Real Madrid ose PSG e jo vetëm në Napoli”, tha Giuffredi për TMË Radio.

“Ai vendosi të qëndronte në Napoli sepse beson në projektin e Sarrit dhe së bashku me trajnerin besojnë se këtë vit do ta fitojnë Scudetton”.

“Hysaj dëshironte të vazhdonte projektin që kanë nisur, por në rast se nuk e fitojnë titullin, atëherë do të shihni se çfarë do të ndodh në qershor”, tha ai në fund.

Për Hysajn interesim kanë shprehur disa prej skuadrave më të mëdha evropiane. /Express/

Të këshilluara

VIDEO/ Bologna i shënon një supergol Interit

Bologna ka kaluar në epërsi ndaj Interit, me supergolin e shënuar nga sulmuesi Simone Verdi në minutën e 32’-të të pjesës së parë. Vendasit kanë pasur edhe rast...

19:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI