Flash

“L’Equipe” zbulon detaje: Cavani dhe Neymar sherr në dhomën e zhveshjes

Lapsi.al 19 September 2017
“L’Equipe” zbulon detaje: Cavani dhe Neymar sherr në

Dhoma e zhveshjes e Paris Saint Germain është një “fuçi baruti”. E zbulon këtë francezja “l'Equipe” që pa mëdyshje e konsideron “një përplasje” atë që po ndodh mes Cavani dhe Neymar. Ajo u bë e dukshme në fushën e lojës kundër Lyon ku u pa qartë nëpërmjet imazheve televizive se si në 2 episode dy lojtarët iu kundërvunë njëri-tjetrit. Në fillim Dani Anves i mori topin nga duart Cavanit për t’ia dhënë patriotit të tij Neymar në rastin e një goditjeje dënimi dhe më pas zënka për një penallti që e ekzekutoi uruguaiani, por që e humbi.

Gazeta franceze ka zbuluar të tjera detaje që ndodhën në dhomën e zhveshjes në përfundim të takimit ku sherri ka vijuar. Cavani i është drejtuar në shokut të skuadrës në spanjisht duke i kërkuar përgjigje për sjelljen në fushë. Ai i është përgjigjur ashpër dhe tensioni është rritur. Është dashur ndërhyrja e Thiago Silva dhe Marquinhos për të evituar një përleshje të vërtetë. Ndërkohë Neymar ka ndërprerë “ndjekjen” në rrjetet sociale të Cavani duke konfirmuar ndarjen e tyre pavarësisht përgënjeshtrimeve në media. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI