Flash

VIDEO/ Plas sherri te PSG, Neymar dhe Cavani përplasen për penalltinë

Lapsi.al 18 September 2017
VIDEO/ Plas sherri te PSG, Neymar dhe Cavani përplasen për

PSG bëri një merkato fantastike, por “aty ku këndojnë shumë gjela” gjërat nuk shkojnë mirë". E tregoi këtë ndeshja e fundit e parizienëve përballë Lionit ku u pa qartë se atmosfera në skuadër nuk ishte dhe aq miqësore. Në të paktën 2 momente “yjet” e PSG-së u përlasën me njëri tjetrin ku protagonistë ishin sulmuesit Neymar dhe Kavani.

Fillimisht në një goditje dënimi Dani Alvesh nuk pranoi t’ia jepte topin Kavanit për ta ekzekutuar, por ia dorëzoi patriotit të tij brazilian. Kontradiktat u dukën edhe në minutën e 80-të, kur Kavani po bëhej gati që të gjuante një 11-metërsh, por Neymar iu afrua dhe i kërkoi ta gjuante ai. Pas një dialogu disa sekonda, sulmuesi uruguaian refuzoi dhe e ekzekutoi vetë penalltinë, por pa arritur të shënonte.

Trajneri Unai Emeri u pyet për këtë në konferencën për shtyp: “Unë u kam kërkuar atyre që ta zgjidhin mes tyre, sepse mendoj që janë në gjendje të arrijnë një marrëveshje, përndryshe do te vendos vetë. Nuk dua që këto gjëra të jenë një problem për ne”, - përfundoi tekniku. Sa për kronikë ndeshja u fitua nga PSG, por asnjë nga sulmuesit francezë nuk shënuan pasi golat u shënuan nga dy autogola të lojtarëve të Lyon./lapsi.al/

Të këshilluara

E bujshme/ Shakira dhe Pique drejt ndarjes

Lajmet e fundit nga mediat meksikane njoftojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre disa vjeçare. Bëhet fjalë për futbollistin e Barcelonës Gerard Pique d...

21:27

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI