Flash

U kap i dehur në timon, gjykata dënon Wayne Rooney

Lapsi.al 18 September 2017
U kap i dehur në timon, gjykata dënon Wayne Rooney

2 vjet pa patentë dhe 100 orë punë në shërbimet publike në 12 muajt e ardhshëm. Është ky vendimi i gjykatës për “një farë” Wayne Rooney i arrestuar nga policia në gjendje të dehur në timon. Sulmuesi i Everton u ndalua nga policia në natën mes 1 dhe 2 shtatorit në Wilmsloë në makinën e një vajze të re. Sot gjykata e Stockport vendosi edhe një gjobë prej 170 stërlina. Në testin e alkoolit ai rezultoi në nivelin 105, tre herë më shumë se limiti 35 i kodit rrugor në Angli dhe Uells. Para gjykatës ai e pranoi fajin dhe pas seancës lëshoi edhe një deklaratë ku kërkonte falje publikisht.

“Ishte një sjellje e padenjë dhe e gabuar. I kam kërkuar ndërkohë ndjesë familjes sime, trajnerit dhe Presidentit të Everton. Tani dua tju kërkoj falje tifozëve që më kanë mbështetur në karrierën time të gjatë. Natyrisht që e pranoj dënimin dhe do të punoj në komunitet për ta shlyer atë” – thuhet në deklaratën e Rooney.

Mbetet të mësohet nëse e ka falur gruaja e tij që është shtatzënë me fëmijën e katërt të tyre pasi mësoi se bashkëshorti i saj gjendej në makinën e një femre tjetër. /lapsi.al/.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI