Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Talenti Enis Bardhi zbulon të vërtetën: Doja Shqipërinë, por Redi Jupi tha se “nuk më njihte”

Lapsi.al 18 September 2017
Talenti Enis Bardhi zbulon të vërtetën: Doja

Enis Bardhi është një nga futbollistët shqiptarë të cilët po spikatin aktualisht në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht për Shqipërinë, ylli i ri i Levantes në Spanjë, tani përfaqëson Maqedoninë, edhe pse deklaron se gjithmonë ka pasur dëshirën që të veshë fanellën kuqezi, por është injoruar nga FSHF dhe nga ish-trajneri i U-21, Redi Jupi.

“Kam dashur gjithmonë që të luaj për Shqipërinë, që kur isha 16 apo 17 vjeç”, - ka treguar talenti në një lidhje direkte për “SuperSport”. “Nuk më ka ardhur asnjëherë asnjë ofertë, më ka kontaktuar një person nga Gjilani i Kosovës si përzgjedhës, por asnjëherë nuk kam pasur një kontakt serioz nga Shqipëria. Ai më tha që Redi Jupi nuk më njihte e duhej të vija në Shqipëri që të më shihte në provë, ndoshta një javë, edhe pse luaja rregullisht me Ujpeshtin.

Në atë periudhë më kërkonte Maqedonia dhe nuk ishte diskutim për provë. Menxaheri im i ka dërguar e-mail dhe i ka shkruar në Facebook Jupit, por nuk ka marrë përgjigje. Menaxheri im, Meriton Berisha, njihej personalisht me të që kur luanin te Dinamo, por Jupi nuk i ka kthyer asnjëherë përgjigje, ndoshta I ka fshirë edhe numrin e telefonit”, - ishte akuza e Bardhit të cilit i ka mbetur peng që nuk veshi fanellën kuqezi.

“Nuk besoj se ka shqiptar të lindur në Shkup, me familje shqiptare, që nuk do të dëshironte të luante për Shqipërinë. Por ishte joprofesionale sjellja e FSHF që nuk i sheh talentet, duhet të shihen më shumë shqiptarët nga Maqedonia”, - tha ai.

Të këshilluara

E bujshme/ Shakira dhe Pique drejt ndarjes

Lajmet e fundit nga mediat meksikane njoftojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre disa vjeçare. Bëhet fjalë për futbollistin e Barcelonës Gerard Pique d...

21:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI