Flash

Shuhet në heshtje njeriu që shpëtoi botën nga lufta bërthamore në 1983

Lapsi.al 18 September 2017

Ish-oficeri ushtarak sovjetik, të cilit i atribuohet shpëtimi i njerëzimit nga shkatërrimi bërthamor, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Stanislav Petrov, një nënkolonel në Forcat e Mbrojtjes Ajrore Sovjetike, ishte oficer në detyrë në qendrën e alarmit të Bashkimit Sovjetik, kur disa kompjutera defektozë sinjalizuan që kishin nisur raketa në vend, në Shtator të vitit 1983.

Vendimi i tij për të injoruar sinjalizimet, bëri që të shmangej shkatërrimi i botës.

Karl Schumacher, një regjisor gjerman, i cili ishte i pari që e shfaqi këtë histori në Perëndim, tha në një deklaratë se ai mësoi për vdekjen e Petrov-it kur po përpiqej ta kontaktonte për ta uruar për ditëlindje.

Djali i Petrov-it, Dmitri Petrov, i tha z.Schumacher se babai i tij kishte vdekur më 19 Maj.

Stanislav Petrov lindi në Vladivostok, më 7 Shtator 1939.

Në mbrëmjen e 26 Shtatorit 1983, ai ishte në detyrë, në qendrën e alarmeve paraprake të Bashkimit Sovjetik në Moskë, kur kompjuterat dhanë sinjalin se Shtetet e Bashkuara kishin nisur pesë raketa bërthamore në vend.

“Kompjuteri sinjalizoi që informacioni ishte i sigurt dhe i besueshëm”, tha më vonë ai. “Në ekran ishte shkruar me shkronja të mëdha START që do të thoshte që raketa ishte nisur me patjetër.”

Ai kishte vetëm pak minuta për të vendosur nëse do ta vlerësonte sulmin si të vërtetë dhe të informonte Kremlinin se Shtetet e Bashkuara po fillonin Luftën e Parë Botërore, ose t’u thoshte komandatëve të tij se sistemi i alarmit i Bashkimit Sovjetik ishte i gabuar.

Duke menduar se një sulm i vërtetë amerikan do të përfshinte qindra raketa, ai e konsideroi alarmin një mosfunksionim të kompjuterit.

Kolonel Petrov-it iu dha të drejtë, kur pas një hetimi të brendshëm pas incidentit u arrit në përfundim se satelitët sovjetikë kishin ngatërruar dritën e diellit të reflektuar në re, me motorët e raketave.

Megjithëse Petrov ishte nderuar nga kolegët dhe lavdëruar edhe nga eprorët e tij, ai nuk u shpërblye.

Ai më vonë u ankua se ishte qortuar nga eprorët, pasi nuk kishte përfunduar një dokument rutinë gjatë incidentit dhe se ishte përdorur nga gjeneralët të cilët ishin ndjerë fajtorë nga dështimi i sistemit të paralajmërimit.

Petrov doli në pension të parakohshëm nga forcat e armatosura vitin që pasoi dhe u largua jashtë Moskës.

Incidenti u bë publik vetëm në vitin 1998, me botimin e kujtimeve të gjeneralit Yury Vontintsev, eprorit të Petrovit në atë kohë.

Në dokumentarin televiziv “Njeriu që shpëtoi botën”, zoti Petrov tha: “Gjithçka ka ndodhur nuk ka rëndësi për mua, ishte puna ime. Unë thjesht bëra punën time dhe isha personi i duhur në kohën e duhur, kjo është e gjitha.”/tvklan.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI