Flash

Alarm në Kombëtare/ 4 të dëmtuar para ndeshjeve me Spanjën e Italinë

Lapsi.al 17 September 2017
Alarm në Kombëtare/ 4 të dëmtuar para ndeshjeve me

Christian Panucci duket në vështirësi për të përgatitur dy ndeshjet ndaj Spanjës dhe Italisë. 

4 lojtarë të formacionit bazë janë në pikëpyetje nga dëmtimet, ndërsa Mërgim Mavraj do të mungojë si pasojë e kartonave të verdhë. 

Pas kapitenit Ansi Agolli dhe dëmtimit të djeshëm të Arlind Ajetit, probleme edhe për Amir Abrashin. Mesfushori u dëtyrua ta lërë fushën e lojës në minutën e 28 të ndeshjes mes Bayern Leverkusen - Freiburg, pas një dyluftimi të ashpër me Kohr. 

Abrashi qëndroi për disa minuta në fushë dhe më pas u largua me ndihmën e mjekëve, duke çaluar.

Klubi njoftoi se ai u dëmtua në gju. Dëmtimi duket serioz, por ekzaminimet që do të kryhen ditën e nesërme do të saktësojnë gjendjen. 

është dëmtuar edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti. Për këtë arsye ai u la jashtë listës së të grumbulluarve të Beneventos për ndeshjen që u luajt kundër Napolit që fitoi  6 - 0. 

Kuqezinjtë do të grumbullohen pas dy javësh për dy ndeshjet e fundit eliminatore për botërorin 2018 kundër Spanjës dhe Italisë. 

Të dëmtuar

1. Ansi Agolli

2. Arlind Ajeti

3. Amir Abrashi

4. Berat Gjimshiti

Koha për t'u rikuperuar duket e shkurtër dhe të gjithë të dëmtuarit duken në dyshim. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

E bujshme/ Shakira dhe Pique drejt ndarjes

Lajmet e fundit nga mediat meksikane njoftojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre disa vjeçare. Bëhet fjalë për futbollistin e Barcelonës Gerard Pique d...

21:27

VIDEO/ Dinamo e Kievit përmbys Skënderbeun

Dynamo Kiyev ka shënuar 2 gola për 3 minuta ndaj Skënderbeut, me anë të kapitenit Sydorchuk në minutën e 48’ dhe Moraes 50’. Ndërsa në minutën e 65-të Mbokani r...

18:34

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI