Flash

Nikki Haley: Koreja e Veriut në qendër të Asamblesë së OKB-së

Lapsi.al 15 September 2017
Nikki Haley: Koreja e Veriut në qendër të Asamblesë së

Ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se Koreja e Veriut ka për të qenë në qendër të takimit të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të marrë pjesë Presidenti Donald Trump, për herë të parë si President i Shteteve të Bashkuara.

Koreja e Veriut hodhi një raketë të premten mbi Japoni, e dyta mbi këtë vend fqinj me të.

Prova me raketë e Phenianit shkaktoi alarm në shkallë botëtore dhe shqetësim se Koreja e Veriut është duke zhvilluar programe bërthamore dhe për ndërtimin e raketave.

Këto komente, Haley i bëri gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, së bashku Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare H.R. McMaster. McMaster tha se “Koreja e Veriut mbetet një nga problemet më urgjente dhe të rrezikshme për sigurinë.”

Haley tha se sanksionet e fundit ndaj Koresë së Veriut “ja kanë vështirësuar situatën ekonomike” Penianit dhe se nuk mbeten mjete të tjera diplomatike.

McMaster tha se Kombet e Bashkuara nuk kanë mjete të tjera diplomatike, por “tani mbeten mjetet ushtarake”.  

Të këshilluara

BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë

Bashkimi Evropian vendosi t’i mbajë të ngrira asetet dhe t’u ndalojë vizat zyrtarëve rusë që i bën përgjegjës për aneksimin e gadishullit të Krimesë. Sanksio...

20:58

KATALONJA / Historia e një rajoni rebel

Politikisht, Katalonja ka identitetin e saj që dallon. Në fundin e shekullit 8, pasi murët kishin pushtuar shumicën e Spanjës por ishin dëbuar nga Franca e ju...

16:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI