Flash

Habit Trump: Terroristët e Londrës njiheshin nga autoritetet britanike

Lapsi.al 15 September 2017
Habit Trump: Terroristët e Londrës njiheshin nga autoritetet britanike

Donald Trump dënoi sot sulmin në metro në Londër dhe shtoi se terroristët njiheshin nga autoritetet britanike para sulmit. Kjo deklaratë shkaktoi menjëherë polemika. Kryeministrja britanike, Theresa May e cilësoi këtë deklaratë të Trump si spekulim.

“Një tjetër sulm në Londër nga terroristë që njihen. Këta janë njerëz të sëmurë dhe të çmendur që ishin nën shënjestrën e Scotland Yard. Duhet të jemi proaktiv!”, shkruan presidenti amerikan në “Twitter”.

Më pas ai shtoi në një mesazh të dytë se “Duhet të merremi terroristët që njihen në mënyrë më të ashpër. Interneti është mjeti kryesor i rekrutimit që duhet t’ua bllokojmë dhe ta përdorim më mirë!”.

Autoritetet britanike nuk kanë publikuar asgjë mbi identitetin e autorëve të sulmit në metronë e Londrës, të zhvilluar nëpërmjet një pajisje eksplozive artizanale, sipas njësive të kundër terrorizmit të policisë londineze.

Atentati ka shkaktuar plagosjen e të paktën 22 personave.

Të këshilluara

BE vazhdon sanksionet kundër zyrtarëve rusë

Bashkimi Evropian vendosi t’i mbajë të ngrira asetet dhe t’u ndalojë vizat zyrtarëve rusë që i bën përgjegjës për aneksimin e gadishullit të Krimesë. Sanksio...

20:58

KATALONJA / Historia e një rajoni rebel

Politikisht, Katalonja ka identitetin e saj që dallon. Në fundin e shekullit 8, pasi murët kishin pushtuar shumicën e Spanjës por ishin dëbuar nga Franca e ju...

16:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI