Flash

Dalin notat/ Hysaj më i miri në humbjen e Napolit

Lapsi.al 14 September 2017
Dalin notat/ Hysaj më i miri në humbjen e Napolit

Shqiptari Elseid Hysaj nuk e ka ndihmuar dot Napolin të shmangë humbjen në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve. Ekipi i Mauricio Sarrit u mposht në Ukrainë nga Shakhtar Donetsk me rezultatin 2-1. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane dhe është zgjedhur si një nga më të mirët në fushë.

“Nuk ka asnjë faj në këtë humbje, edhe për faktin se Shakhtar Donetsk sulmon më shumë në krahun tjetër. Në fazën sulmuese bën disa aksione të mira, por humbet edhe shumë topa në momentin kur të tjerët nuk e ndihmojnë”, - shkruan “Tuttomercatoweb”, që e vlerëson Hysajn me notën 6. Të tjerët, përveç Milikut (6), kishin nota më të ulëta.

Notën 6 ia vendos edhe “Eurosport” që nuk e bën kollaj lëshime. “Jo keq, ose më mirë ia rriti të mos fundoset në krahun e tij duke u përpjekur të propozojë aksione në fazën sulmuese”.

Me të njëjtën notë (6) e vlerëson edhe e përditshme “Il Giornale” duke shkruar se “Hysaj iu dedikua fazës mbrojtëse dhe bllokoi siç di në krahun e tij Bernard”.

Megjithatë për Hysajn nuk mungojnë edhe kritikat.

“Corriere” i jep 5,5 duke shkruar se “shtyu pak skuadrën megjithëse ia doli të ishte i saktë në fazën mbrojtëse duke shpëtuar pak nga humbja”

“CalcioMercato” e vlerëson me notën 5 duke shkruar: “Kundër Bernard e pati të vështirë. Gjithmonë duke e ndjekur nga pas”.

“90min” e vlerëson me notën 5.5 duke i njohur pikë të mirë fazën mbrojtëse, por shpesh në vështirësi kur kërkon të ndërtojë aksione./përgatiti lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI