Flash

VIDEO/ E patë çfarë i bëri Messi arbitrit?

Lapsi.al 13 September 2017
VIDEO/ E patë çfarë i bëri Messi arbitrit?

Lionel Messi ka qenë i pakënaqur me arbitrin e ndeshjes së Barcelonës me Juventusn (3-0) të martën në mbrëmje në Camp Nou. Ai ka kontestuar disa nga vendimet e tij. Në një rast ndërhyrjeje të gabuar nga ana e lojtarëve të Juventusit ai i kërkoi arbitrit të nxjerrë edhe kartonin e verdhë. Për të tërhequr vëmendjen e arbitrit e kapi atë me dorë në qafë. Insistimi i vazhdueshëm i Messit i kushtoi atij një karton të verdhë. Prekja që i bëri gjyqtarit mund të jetë e dëmshme për argjentinasin, gjithmonë nëse gjyqtari shkruan për diçka të tillë në raportin e ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI