Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Vazhdoni, “shajeni Shqipërinë” tek të huajt

Lapsi.al 13 September 2017
Vazhdoni, “shajeni Shqipërinë” tek të huajt

Edi Rama ka rimarrë edhe njëherë, gjatë debatit parlamentar për programin e qeverisë, tezën e tij të njohur se atdheu nuk u dashka sharë tek të huajt. Që kur bëri marrëveshjen e 18 majit me Bashën, që kur ndërroi pllakë dhe filloi të flasë për kombin, flamurin, Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, ish intelektuali i dikurshëm kozmopolit, po i lutet opozitës për një gjë: Që mos hedhi baltë për vendin tek ata që nuk janë shqiptarë.

Pak a shumë këtë lejtmotiv rimori edhe në fjalimin e fundit në parlament. Ai nxorri gjoksin dhe iu lut kundërshtarëve: Ja ku më keni mua, më godisni sa të doni, më kërkoni hesap sa të doni, më sfidoni sa të doni, por mos dëmtoni vendin përtej kufijve.

“As ju kupton kush, as ju vlerëson kush nga ata që ju dëgjojnë në gjuhë të huaj, kur fisni për Shqipërinë sikur është një lebrose që kërcënon Europën”, u tha ai opozitarëve duke theksuar se çmimin e kësaj beteje “e paguan Shqipëria dhe emri shqiptar kudo nëpër botë”.

Në fakt, ideja se vendi yt nuk përgojohet kur je me të jashtmit, nuk ka lindur me kreun e rilindjes. Me gjithë kritikat e mëdha që kishte kundrejt Zogut, Faik Konica aplikonte të njëjtin standart kur duhej ta kritikonte atë në SHBA. Edhe më pas komunistët, e ngritën në nivelin e sakrilegjit “shitjen” e atdheut tek armiku i huaj.

Por, të gjitha këto qëndrime, burojnë nga kompleksi i vendit të vogël dhe inferior, që duhet shitur ndryshe nga ç’është tek të tjerët. Ato e kanë gjenezën tek një mentalitet i vjetër dhe tashmë i tejkaluar që e konsideron identitetin kombëtar si shtresëzimin kryesor të identitetit të njeriut. Vetëm pas tij vijnë bindjet që ai ka, parimet që ai mbron dhe vlerat me të cilat është ndërtuar.

Sipas kësaj logjike, një amerikan i mirë nuk do të ishte ai që flet për krimet e tmerrshme raciale në vendin e tij; një kolumbian perfekt nuk do të qe ai që përmendte trafikun dhe masakrat e Eskobarit; një francez i devotshëm do të quhej ai që i kishte harruar krimet ndaj ish kolonive dhe deportimin e hebrenjve; një turk shembullor ai që nuk e njihte para shtypit europian, genocidin barbar ndaj armenëve.

Për të arritur në ditët e sotme, Noam Chomsky dhe Oliver Stone, që kanë shpalosur në sy të gjithë botës krimet e vendit të tyre, do duhej të ishin tradhëtarë të Amerikës, Umberto Eco një anti-italian dhe Jean Paul Sartre, që i bënte thirrje algjerianëve t’i vrisnin pushtuesit francezë, një intelektual që duhej djegur në turrën e druve.

Në fakt nuk është kështu.

Në botën globale ku jetojmë, me shpejtësinë e mjeteve të komunikimit dhe me inormacionet e aksesueshme në çdo kënd të rruzullit, secili që do të tentonte të sillej ndryshe, do të ishte thjesht qesharak.

Imagjinoni për një çast sikur një opozitar shqiptar të vendoste të komportohej ashtu sikurse i kërkon Rama. Mendoni sikur ai pasi kishte denconcuar në kuvendin e Shqipërisë korrupsionin galopant, lidhjet e qeverisë me krimin, vendin e mbytur nga hashashi, të shkonte në Bruksel apo të jepte intervistë përpara një media europiane dhe t’i mohonte përballë bashkëbisedueseve të huaj të gjitha ato për të cilat ata ishin informuar më parë. Situata do të ishte groteske. Po aq sa edhe standarti që kërkon kryeministri për ta goditur atë me forcë brenda vendit, por për të mos e “shitur” përballë të huajve.

Natyrisht, që sado të ketë avancuar në delirin e tij të pushtetit, sado të jetë rënduar tek ai sëmundja e pashërueshme e liderëve tanë, që pas një kohe i bën t'a identifikojnë veten me atdheun, tek Edi Rama nuk mund të ketë vdekur krejtësisht rebeli i dikurshëm që vinte në lojë simbolet e kombit të vet.

 Ai është i ndërgjegjshëm që thirrja që bën është një budallallëk populist me brirë, që u drejtohet pjesëve më të pandriçuara të shoqërisë. Ai e di, se ajo është një manovër perfide për t’i vënë kritikët e vet përpara linçimit të “turmave patriotike”.

Prandaj atij nuk i duhet pranuar një ftesë tek e cila nuk beson as vetë. Ata që kanë shenjuar me gisht gjëmat e qeverisjes dhe problemet e vendit duhet të vazhdojnë ta bëjnë. Duke e injoruar Ramën dhe duke besuar se Shqipëria bëhet më e mirë, sa më fort që ngrihet zëri, si këtu edhe jashtë, për mëkatet tona të përbashkëta. (lapsi.al)

 

Të këshilluara

Fajin s’na e kanë grekët

Mënyra arbitrare e qeverisjes së Rilindjes po i shërben si preteks Greqisë për të penguar përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Më shumë se retorika...

10:18

Kush po lufton për Ballkanin

Pak rajone të botës janë më kompleksë kulturalisht dhe politikisht, sesa Ballkani. Dhe nuk mund të ketë një ilustrim më të qartë të së kaluarës dhe të tashmes s...

15:44

Fildesin e vranë edhe mediat

Histeria e reagimeve të politikës, për vrasjen makabre të gjyqtares Fildese Hafizi u ka ngjallur krupën shumë qytetarëve. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm se për...

12:56

Pse duhet pasur frikë nga Rama?

Këtë të enjte hasje ngado si titull kryesor të mediave një vendim rutinë të kryeministrit, që ndryshe nga katër vite më parë, nuk do t’u kërkojë anëtarëve ...

14:14

Shpëtoni “partizanin e vogël” Veliaj!

Nuk e di sa e saktë është ajo që po thuhet këto ditë sikur Veliaj, edhe kur është me pushime jashtë shtetit, nëpër TëVë-të e Tiranës hapërdan kronika të gatshme...

08:19

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI