Flash

Pasi shkatërroi Floridan, tani Xhorxhia dhe Alabama në shënjestrën e uraganit “Irma”

Lapsi.al 13 September 2017
Pasi shkatërroi Floridan, tani Xhorxhia dhe Alabama në

Shtetet e Xhorxhias dhe Alabamës po marrin masat për të përballuar uraganin Irma, që tashmë është dobësuar, duke rënë nga një stuhi e kategorisë së pestë, në stuhi të kategorisë së parë.

Javën e kaluar uragani “Irma” shkaktoi vdekje dhe shkatërrim në ishujt e Karaibeve, para se të godiste Floridan. BBC citon ekspertë, të cilët shprehen se Irma është stuhia më e madhe dhe më e gjatë e kategorisë 5, në historinë e Atlantikut. Rreth 40 vetë kanë humbur jetën, disa prej të cilëve në Florida. Autoritetet po dërgojnë ekipe ndihmash për të ndihmuar viktimat, për të rikthyer energjinë elektrike dhe për të vlerësuar dëmet në Florida, që nga llogaritjet paraprake i afrohen 300 miliardëve dollarë.

Irma shkaktoi humbjen e energjisë elektrike për mbi 6 milionë shtëpi në Florida dhe shkatërrimet në ishujt Keys ngjajnë si në një zonë lufte. Ishujt janë shkëputur nga pjesa kontinentale, pasi rrugët dhe urat që i lidhin janë dëmtuar.

Zyrtarët në pjesën më afër kontinentit të ishujve Keys, po lejojnë banorët dhe pronarët e bizneseve të kthehen, pas uraganit. Zyrtarët paralajmëruan banorët se shërbimet do të jenë të kufizuara. Shumë zona janë ende pa energji elektrike dhe ujë. Shumica e pikave të karburantit në Key Largo janë ende të mbyllura.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se megjithëse stuhia është dobësuar, ajo vazhdon të mbetet e rrezikshme. Një zëdhënës tha se qyteti Xheksonvill në brigjet lindore, ka përjetuar përmbytjet më të rënda prej një shekulli.

Të këshilluara

Apple publikon iPhone8 dhe iPhone X (FOTO)

Gjiganti i kompanive celulare, Apple ka prezantuar mbrëmjen e sotme, iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus and dhe “Apple Watch” seria 3. Iphone X është pa asnjë b...

12:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI