Flash

Alarm në Moskë/ Furi telefonatash kërcënuese për shpërthime me bombë, evakuohen mijëra persona

Lapsi.al 13 September 2017
Alarm në Moskë/ Furi telefonatash kërcënuese për

Disa telefonata kërcënuese për shpërthime me bombë kanë mjaftuar që autoritetet ruse të evakuojnë mbi 45 mijë persona nga disa sheshe e zona të rëndësishme në Moskë.

Zyrtarët rusë njoftuan se njerëzit janë evakuuar nga ndërtesa publike dhe qendra të ndryshme tregtare, përfshi edhe atë më të madhen “GUM”, që ndodhet pranë “Sheshit të Kuq”.

Autoritetet ruse kanë ndërhyrë edhe në stacionet e trenit në Kazanskiy, Leningradskiy dhe Kievskiy, ku kanë evakuuar mbi 500 persona.

Anti-terrori po heton telefonatat kërcënuese, që janë bërë nga numra ende të panjohur, dhe njëra pas tjetrës. /LAPSI.AL/  

Të këshilluara

Apple publikon iPhone8 dhe iPhone X (FOTO)

Gjiganti i kompanive celulare, Apple ka prezantuar mbrëmjen e sotme, iPhone X, iPhone 8, iPhone 8 Plus and dhe “Apple Watch” seria 3. Iphone X është pa asnjë b...

12:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI