Flash

VIDEO E RRALLË/ Ronaldo në gjyq: Kam 6 klasë shkollë, di vetëm të luaj futboll

Lapsi.al 12 September 2017
VIDEO E RRALLË/ Ronaldo në gjyq: Kam 6 klasë shkollë, di

Cristiano Ronaldo ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u kthyer në Angli, pasi aty nuk do të kishte më probleme me autoritetet financiare, siç ka aktualisht në Spanjë. Nëse më parë ishte thjesht një thashethem, tani në skenë kanë dalë edhe pamjet filmike të seancës gjyqësore të portugezit më 31 korrik, kur ai dha deponimin e tij për çështjen e evazionit fiskal të një shume prej 14,7 milionë eurosh.

“Nuk kam pasur asnjëherë probleme në Angli, ndaj për këtë arsye… nuk dua ta them… do të më pëlqente të kthehesha në Angli. I kam paguar taksat në vitin 2014. Kam vetëm 6 klasë shkollë, ajo që di të bëj është të luaj futboll. Nëse më duhet të paguaj më shumë, jam gati të paguaj më shumë që të mos kem probleme”, - deklaron ndër të tjera Ronaldo para gjykatëses Monika Gomez Ferrer. Ai shtoi se kjo ishte arsyeja pse kishte punësuar kompani që të merreshin me çështjet e tij financiare dhe nuk merrej direkt ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI