Flash

Rikthehet magjia e Champions/ Prapaskenat e sfidës së sotme Barcelona – Juventus

Lapsi.al 12 September 2017
Rikthehet magjia e Champions/ Prapaskenat e sfidës së sotme Barcelona

Faza në grupe e Ligës së Kampioneve fillon sot në mbrëmje me 8 ndeshjet e para në grupet A, B, C dhe D. Në fushë zbresin disa nga ekipet pretendente dhe që në ditën e parë do të ketë përballje shumë të forta mes ekipeve më emër. Padyshim dueli që spikat është ai mes Barcelonës dhe Juventusit, por edhe sfida Roma - Atletiko Madrid nuk është më pak tërheqëse, duke llogaritur pretendimet që kanë të dy skuadrat dhe përbërjet e tyre.

Juventus me mungesa

100 ditë pas Kardifit, Juventus rinis rrugën e tij në Europë. Ëndërron sërish trofeun e Champions. I ka shpëtuar dy herë në 3 vitet e fundit duke u dorëzuar në finale përballë Barcelonës dhe Real Madrid. E nis nga Camp Nou, imponues edhe kur është bosh. Te bardhezinjtë ka shumë mungesa. Përveç Sami Khedira që është nisur me skudarën dhe Claudio Marchisio i dëmtuar. Juan Cuadrado është i skualifikuar, Stephen Lichtsteiner dhe Marko Pjaca janë përjashtuar nga lista e UEFA. Jo të gatshëm janë edhe Giorgio Chiellini, Mario Mandzukic dhe Benedikt Höwedes.

Dybala: Me Mesin e vështirë të luash në një skuadër

Leo Messi është futbollisti më i mirë në botë, por jo të gjithë duan të luajnë me të. Ka nga ata, si Neymar, që ishte shoku i tij i skuadrës dhe ka vendosur të largohet nga Barcelona për të shkuar te Paris Saint-Germain, për të fituar më shumë para, por edhe për të mos qenë më në hijen e një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Dhe nuk është vetëm ai që e mendon kështu.

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së Champions mes Barcelona dhe Juventus Paulo Dybala ka befasuar të gjithë: “Mund t’ju duket e çuditshme ajo që do të them, por nuk është e lehtë të luash me Messi-n. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, – ka vazhduar Dybala, – tani jam i lumtur këtu dhe kam zgjedhur fanellën me numrin 10, që është shumë e rëndësishme. Për mua është një nder, duke parë lojtarët e mëdhenj që e kanë veshur para meje”. Një mesazh i fortë, por që ka pak mundësi të frenojë Barcelona-n në të ardhmen. Siç dihet, “La Joya” është objektivi kryesor i katalanasve për verën e ardhshme.

Barcelona, 8 herë finaliste, 5 trofe të UEFA Champions League

Në 8 finale deri tani, 5 trofe janë fituar, të gjithë pas vitit 1990. Barcelona e ka gdhendur emrin e saj në trofeun e UEFA Champions League 2 herë më shumë se Juventusi pasi në dekadën e fundit ka arritur të shpallet mbretëreshë kontinent plot 4 herë.

Finalja e parë për Barcelonën daton në vitin 1961 përballë portugezëve të Benficas të cilët arritën të triumfonin 3-2. Kjo ishte finalja e parë pas 5 sezoneve ku kishte dominuar Reali i Madridit, por katalanasit nuk arritën të triumfonin kjo edhe falë kundërshtarëve portugezë që në ato vite ishin një nga superfuqitë e kontinentit.

Barcelona e humbi finalen në vitin 1986 përballë Steauas së Bukureshtit në stadiumin e Sevillas. Pas 120 minutave lojë të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e golit dhe nga pika e bardhë e 11 metërshit ballkanasit u treguan më të saktë duke e lënë sërish bosh raftin e trofeve të Ligës së Kampionëve për gjigantët katalanas.

6 vite më pas erdhi edhe finalja e duhur për Barcelonën që kaloi 1-0 në Uembley italianët e Sampdorias. Goli i Ronald Koeman shkroi historinë për skuadrën katalanase që rreth 30 vjet pas finales së parë arriti të dilte fitimtare në këtë kompeticion.

2 vjet më pas, arena e stadiumit të Athinës u kthye në një skenë gati-gati tragjike për djemtë e Johan Cruyff që u shkatërruan 4-0 nga Milani edhe pse për këtë finale ata ishin favoritët e mëdhenj me një brez të artë lojtarësh si Zubizarreta, Koeman, Stoichkov e Romario. Golat e finales u realizuan nga Daniele Massaro, Savicevic e Desally, të cilët i dhanë një leksion të vërtetë futbolli një prej skuadrave më të mira të historisë.

Në 3 finalet e radhës, Barcelona nxori në pah gjithë madhështinë e një klubi të madh. Në 2006-ën, Eto dhe Belletti zhvlerësuan avantazhin e përkohshëm të Arsenalit me Campbell duke hipotekuar titullin e dytë të UEFA Champions League.

3 vjet më vonë ishte radha e Manchester United për të marrë një leksion nga jashtëtokësorët katalanas që këtë herë kishin në armatën e tyre një gjeni si Lionel Messi. Argjentinasi shënoi golin e dytë të finales së Romës ku më parë kishte realizuar edhe i përhershmi Samuel Eto. 2-0 dhe trofeu i tretë për Barcelonën.

Në finalen e vitit 2011 u përsërit e njëjta histori me ndryshimin e vetëm se 90 minutëshi u luajt në Londër ku blaugranat dominuan “Djajtë e Kuq” 3-1 për të siguruar kupën e katërt të kampioneve. Dy dekada suksesi për një klub që periudhën e shkëlqimit europian e ka arritur gjatë epokës kur trofeu u quajt UEFA Champions League. Barcelona është kalorësja e epokës moderne të futbollit europian.

Në finalen e 5 qershorit 2015, Barcelona gjeti përballë Juventusin që e mundi 3-1 me gola të Rakitiç, Suarez dhe Neymar. Për italianët barazoi përkohësisht Morata.

Juventusi, skuadra e “mallkuar” e finaleve

Nga Beogradi në Kardif, 9 finale të luajtura dhe vetëm 2 të fituara. Së bashku me Benfican dhe Bayernin e Mynihut, Juventusi është skuadra më e mallkuar e 90 minutëshit të fundit të UEFA Champions League.

Ishte viti i largët 1973 kur Juventusi nuk arriti të dilte me kokën lart në finalen e parë të Ligës së Kampioneve. Zoff, Bettega dhe Causio u përballën me Ajaxin e famshëm te Johan Cruyff dhe ishin holandezët ata që hipotekuan kupën për të tretin sezon rresht me një gol të Rep në minutën e katërt duke betonuar mitin e Ajaxit të madh të viteve 70.

10 vjet më vonë, bardhezinjtë nga Torino u kualifikuan sërish për në finalen e madhe që u zhvillua në vitin 1983 në Athinë. Përballë tyre ishte Hamburgu që shihej si jo favorit kundër një skuadre që kishte hedhur në fushë 6 kampionë bote si Zoff, Cabrini, Gentile, Scirea, Tardelli e Rossi me dyshen e sulmit Platini-Boniek. Por edhe në këtë finale, Juventusi doli nga fusha e lojës mes lotëve pasi ishte Felix Magath ai që ngriu ëndrrat e torinezëve me një silur që në minutën e 8.

2 vjet më pas,në finalen tragjike të Brukselit, ishte Platini ai që ngriti për herë të parë në qiell trofeun me veshë të mëdhenj. Goli i francezit nga pika e bardhë mes rrënojave të Hejselit vendosi finalen përballë Liverpoolit por më shumë se një finale e UEFA Champions League, ajo ditë do të mbahet mend gjatë për tragjedinë që shkaktoi 39 të vdekur dhe mbi 600 të plagosur nga radhët e të dyja tifozerive.

11 vjet më pas një tjetër finale e fituar. Në Romë sërish kundër Ajaxit u konsumuan 120 minuta ne një ndeshje ku u shënuan vetëm dy gola por Peruzzi bllokoi penalltitë e Davids e Siloy duke i dhuruar Juventusit të dytin trofe të Ligës së Kampoioneve. Kjo ishte edhe finalja e fundit e ëmbël për bardhezinjtë sepse gjatë viteve në vazhdim do të kishte vetëm zhgënjim.

12 muaj më pas,ishte Borussia Dortmund kundërshtari i radhës. Në Mynih, Juventusi i Lippit u dorëzua me një humbje 3-1 ku Roddle regjistroi dy gola dhe Ricken një tjetër. Rrjeta e Del Pieros nuk shërbeu për asgjë dhe skuadra e Mancelo Lippit doli e zhgënjyer nga klasikja e viteve 90.

20 Maj 1998, Finalja e tretë rresht. Në “Amsterdam Arena” italianët u mundëm nga Reali i Madridit që në atë kohë drejtohej nga Jupp Heynckes. Predrag Mijatovic shtriu nokdaun juventinët duke u dhënë një tjetër leksion në një finale që gjithsesi ishte e barabartë dhe pa favoritë të qartë.

Maj 2003, Juventusi u rikthye në një finale, këtë herë të gjithë italiane. “Old Traford” hapi dyert për derbin apenin ku bardhezinjtë sfidonin Milanin e Schevcenkos. 120 minutat përfunduan me rrjeta të paprekura. Nga llotaria e 11 metërshave Buffon priti goditjet e Seedorf e Kaladze, por Dida bëri më mirë duke bllokuar Trezeguet, Montero e Zalayetan. Një tjetër finale e humbur për Lippin dhe e pesta për Zonjën e Vjetër që këtë herë kërkon të evitojë pokerin e disfatave në 90 minutëshin final të Berlinit.

5 qershorit 2015, Juventus u përball me Barcelonën. Pavarësisht një faze të mirë në grupe nuk arriti të ndalë vrullin katalanës të Rakitiç, Suarez dhe Neymar.

3 qershor 2017. Një tjetër “finale e mallkuar për Juventusin. Humbje 4 me 1 përballë Real Madrid. Një pjesë e parë shumë e mirë, por e dyta katastrofë. Dy gola të Ronaldo, dhe nga një të Casemiro dhe një nga Asensio i dhanë Real Madrid trofeun e 12-të më të lakmuar në kontinent./përgatiti lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI