Flash

Abrashi e thotë troç: VAR është një m*t i madh

Lapsi.al 12 September 2017
Abrashi e thotë troç: VAR është një m*t i madh

Në të gjithë kampionatet europiane, përdorimi i video-asistentit (VAR) po komentohet mjaft pozitivisht pasi ka zgjidhur telashet e gjyqtarëve dhe po korrigjon gabimet e tyre. por për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, përdorimi i teknologjisë ka shëmtuar ndeshjet dhe lojtari i Fraiburgut nuk ka ngurruar ta shprehë hapur opinionin e tij.
“Është një m… i madh, nuk më pëlqen aspak. Me video-analizë çdo gjë është e ngadaltë dhe çdo faull duket shumë më i rëndë. Ravet nuk dëshiron t’i thyejë këmbën, ai është djalë i mirë. Kjo me video është një m… i madh”, - ishte komenti i Abrashit për të përditshmen gjermane “Kicker”.
Ai i referohej episodit të fundjavës në ndeshjen Fraiburg-Borusia Dortmund, ku shoku i tij i skuadrës, Ravet, u ndëshkua me të kuq pas një faulli kundër Shmelcer, të cilin gjyqtari e vlerësoi fillimisht si të denjë vetëm për karton të verdhë.
“Me 10 lojtarë ishte shumë më e vështirë ndaj një skuadre të tillë. Por e dinim se duke punuar në mbrojtje mund t’ia dilnim, gjëja kryesore ishte të mos pësonim”, - tha Abrashi i cili luajti 90 minuta në barazimin 0-0. /panorama/

 

Të këshilluara

FOTO/ Kjo verë nuk ka fund për Jen Selter

E kanë konsideruar si “mbretëresha amerikane e fituesit”. Jen Selter vijon të tregojë format e saj në Instagram. Duket se kjo verë nuk ka fund për të. /lapsi.al...

10:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI