Flash

Plagoset Papa Françesku gjatë një turneu takimesh në Kolumbi

Lapsi.al 11 September 2017
Plagoset Papa Françesku gjatë një turneu takimesh në

Papa Françesku ka pësuar një dëmtim të lehtë në fytyrë, pasi goditi padashje një pjesë të makinës të tij, gjatë një turneu takimesh në Kolumbi.

Mediat kanë publikuar foto të Papës, i cili duket i dëmtuar në vetull dhe sy.  Ngjarja u konfirmua edhe nga një zyrtar  i Vatikanit.

Papa Françesku ndodhet për vizitë zyrtare në Amerikën Latine dhe është duke vizituar Kolumbinë, ndërsa ka bërë ndaluar në qytetet Bogota, Medellin dhe Kartagjena.

Mësohet se incidenti ndodhi kur Ati i Shenjtë, 80 vjeç, po udhëtonte me makinën e tij personale të rrethuar me xhama antiplumb dhe e goditi kokën duke dashur ta përshëndeste turmën.

Vatikani tha se ai mori trajtimin me akull dhe se tashme ishte mirë. 

Të këshilluara

Fakte të çmendura për Korenë e Veriut

Në vitet 1990, u bë e detyrueshme për të gjithë mësuesit në Korenë e Veriut që të mësonin se si të luanin fizarmonikën Fizarmonika shpesh është quajtur ‘inst...

14:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI