Flash

Libri i ri/ Hilari Klinton lan hesapet me demokratët

Lapsi.al 11 September 2017
Libri i ri/ Hilari Klinton lan hesapet me demokratët

Kampi i demokratëve amerikanë pritet të tronditet sërish nga libri me kujtime i ish kandidates fatkeqe për president, Hillari Klinton. “What Happened“ (Çfarë ndodhi) i cili do të publikohet nesër në 12 shtator, mësohet të jetë një larje hesapesh me ish presidentin Obama, që nuk bëri aq sa duhet për për të denoncuar ndërhyrjet ruse gjatë fushatës, me ish zv.presidentin Xho bajden që e kritikoi Hillarin pas fushatës si dhe me senatorin socialist. Berni Sanders, që i hoqi Klintonit një pjesë të mirë të së majtës demokrate.  Lapsi.al ka lexuar një pjesë të paragrafëve nga ky libër që ka arritur të shkëpusë gazeta Le Monde, nga botimi francez që është parashikuar të dalë në treg në 20 shtator. Aty përpos marrjes së përgjegjësisë për humbjen, ish sekretarja amerikane e shteti tregon se si e tejkalojë atë disfatë që e lodhi dhe e goditi fort. Sipas zonjës Klinton, joga, shëtitjet e gjata në pyll dhe konsumimi pa doza të mëdha i verërave chardonnay, i mundësuan asaj daljen nga litania e zgjatur. Por, me sa duket ato nuk qenë aq kuruese sa ta pengonin znj Klinton nga shpërndarja e përgjegjësive tek të tjerët, për humbjen katastrofale të vitit të shkuar, e cila solli në pushtet Donald Trampin. (lapsi.al)

 

Të këshilluara

Fakte të çmendura për Korenë e Veriut

Në vitet 1990, u bë e detyrueshme për të gjithë mësuesit në Korenë e Veriut që të mësonin se si të luanin fizarmonikën Fizarmonika shpesh është quajtur ‘inst...

14:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI