Flash

VIDEO/ Nota që mediat italiane i vënë Strakoshës në fitoren 4-1 ndaj Milanit

Lapsi.al 10 September 2017
VIDEO/ Nota që mediat italiane i vënë Strakoshës në

Milan u shkatërrua 4-1 nga Lazio në një ndeshje të luajtur në “Olimpico”. Ai që shkëlqeu ishte Immobile që realizoi 3 gola. Te më të dobëtit ishte mbrojtësi Bonuçi. Nuk kanë munguar elozhet në fund të ndeshjes për portierin shqiptar të Lacio, Thomas Strakosha. Më poshtë lapsi.al sjell disa nga komentet. 
SportMediaset/ Strakosha 6,5 – Sa vlerë ka një portier pas një rezultati 4-1? Vlen sepse ai ka bërë gjithçka duhet dhe ashtu siç duhet.
Eurosport/ STRAKOSHA 6 – Një administrim konstant në të dyja pjesët. Gjendet gati në goditjet e lojtarëve të Milanit që nuk e surprizojnë. 
CalcioMercato/ Strakosha 6,5: Nuk u impenjua asnjëherë duke e shijuar si spektator goleadën e bardhekaltërve. Suso e zgjoi në të dytën, Milani u rrit, por ai nuk lëshoi terren. Te goli i Montolivo nuk kishte çfarë të bënte.
TuttomercatoWeb/ Strakosha 6 – Ofron siguri te skuadra në prapavijë si te ndërhyrjet ashtu edhe te nisja e topit. Nuk ka çfarë të bëjë te goli i Montolivo./lapsi.al/

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI