Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Shifrat e frikshme/ 238 të internuar vdiqën në kampet tela me gjemba në vitet 1949-1953

Lapsi.al 10 September 2017
Shifrat e frikshme/ 238 të internuar vdiqën në kampet tela me

238 të internuar vdiqën në kampet tela me gjemba në vitet 1949-1953. Shifrat bëhet publike nga ish -Drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi. Ai sqaron se të dhënat e mëposhtme janë pjesë e një studimi më shumë se 10-vjeçar në lidhje me vendet e vuajtjes së dënimit gjatë diktaturës komuniste.

Vdekshmëritë janë regjistruar në kampet e Tepelenës, Porto Palermos dhe Valiasit (përfshi zhvendosjen e Cërrikut). Kampet tela me gjemba administroheshin vetëm nga Drejtoria e Policisë Popullore dhe organet e saj të varësisë, qendrore apo vendore. Në kampet e internimit vdiqën:
-Në vitin 1949, 51 të internuar
-Në vitin 1950, 53 të internuar
-Në vitin 1951, 93 të internuar
-Në vitin 1952, 23 të internuar
-Në vitin 1953, 18 të internuar
Të dhënat statistikore zyrtare nuk janë të plota në lidhje me vdekshmërinë kamp për kamp, gjinisë apo moshave, por ekzistojnë në tërësinë e tyre. Bën përjashtim viti 1949, kur është regjistruar kjo statistikë:
-Në kampin nr.3 të Valiasit kanë vdekur gjithsej 12 të internuar (1 burrë, 3 gra dhe 8 fëmijë)
-Në kampin nr.4 të Tepelenës kanë vdekur gjithsej 43 të internuar (3 burra, 12 gra dhe 28 fëmijë).

Kampi i Tepelenës
Kampi i internimit të Tepelenës ka pasur dy numra, 4 dhe 6. Batalioni nr.84 i Brigadës së Sigurimit të Shtetit, nuk ka lidhje fare me objektin në fjalë kur ai ka shërbyer për të strehuar të internuarit. Pas largimit të të internuarve në vitin 1953, godina është përdorur për qëllime të ndryshme. Njihet fakti se së fundi ajo ka qenë komanda e brigadës sulmuese Tepelenë, njohur ndryshe edhe si repartit nr.9.400. Të dhënat që për fat të keq po përsëriten e interpretohen në mënyrë të gabuar nga institucione shtetërore, së pari zmadhojnë kohën e ekzistencës së këtij kampi duke e deklaruar në vitet 1948-1954 kur në fakt ka ekzistuar në vitet 1949-1953 (madje vitet 1949 dhe 1953 nuk janë të plota).
Pjesa më e madhe e të internuarve që nuk u liruan nga kampet tela me gjemba u vendosën në kampin nr.5 në fermën “29 nëntori” Plug Lushnje. Këtu kemi ndryshimin pas dy vjetësh nga kamp internimi në vend internimi, sepse nuk ekziston më njësia e parë. Këtë nuk e kuptojnë ata që po bëjnë “kërkime të thelluara” e nuk po gjejnë atë që në mënyrë të gabuar përfytyrojnë.

Kampet tela me gjemba sipas kohës që kanë ekzistuar në vitet 1945-1953:
-Kampi i Krujës, 1945-1947
-Kampi i Beratit, 1945-1949
-Kampi nr.3 (më pas nr.5), Valias, Cërrik, Tiranë, 1948-1953
-Kampi nr.4 (më pas nr.6) Tepelenë, 1949-1953
-Kampi i Porto Palermos, 1950
-Kampi i Lozhanit, 1949
-Kampi i fermës “29 nëntori” Plug, Lushnje, 1950
-Kampi i fermës “Çlirimi” Fier, 1950
-Kampi “Lufta e Vlorës” Llakatund, 1950

Kampe të tjera:
-Kampi i Kuçit 1954-1958
-Kampi nr.2 Shtyllas, 1953-1954 (pjesërisht, sepse ishte kamp të burgosurish)
-Kampi nr.5 në fermën “29 nëntori” Plug, Lushnje, 1953-1955

Në foto,  ish -kampi i Tepelenës në kushtet e sotme. Me pika të bardha është rrethimi i dikurshëm. /K. Dervishi

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI