Flash

VIDEO/ PSG fiton 5-1 ndaj Metz me gola të Cavani, Mbappe dhe Neymar

Lapsi.al 8 September 2017
VIDEO/ PSG fiton 5-1 ndaj Metz me gola të Cavani, Mbappe dhe Neymar

Paris Saint Germain ka arritur një tjetër fitore në League 1 këtë herë në fushën e Metz. Parizienët e mbyllën takimin me rezultatin 5-1. Golat për ekipin nga Parisi i shënoi dy Edison Cavani (31 dhe 75), Kylian Mbappe (59), Neymar (69) dhe Lucas Moura (87). Golin e vetëm për vendasit e shënoi Emmanuel Riviere në minutën e 37-të kur barazoi përkohësisht rezultatin. Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara, PSG ka 5 fitore duke marrë maksimumin e pikëve.  
 


All Goals - M = 1-5 PSG - 08.09.2017 ᴴᴰ by livegoalsfootball

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI