Flash

Irma bie në kategorinë 4, por është ende kërcënues 

Lapsi.al 8 September 2017
Irma bie në kategorinë 4, por është ende

Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi se Irma “po lëviz përmes pjesës juglindore të Bahamasit si një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme e kategorisë 4″. 

Të premten herët në mëngjes, fuqia e stuhisë u ul në 4 prej kategorisë 5. Parashikuesit e motit thonë “se luhatjet në intensitet janë të mundshme gjatë dy ditëve të ardhshme, por Irma do të vazhdojë të mbetet një stuhi e një kategorie të fuqishme”.

Zëri i Amerikës shkruan se stuhia po lëviz me një shpejtësi erërash prej 250 kilometrash në orë, shpejtësi që mbetet e qëndrueshme.

Sipas Qendrës së Uraganeve pasojat e stuhisë Irma do të ndihen të premten në pjesën veri-perëndimore të Bahamasit dhe të shtunën në pjesën jugore të Floridës.

Kjo qendër ka lëshuar paralajmërime për Floridën e Jugut dhe “Florida Keys”, një varg ishujsh tropikalë që shtrihen rreth 120 milje larg pjesës jugore të shtetit amerikan të Floridës.

Të enjten, më shumë se gjysmë milioni njerëz u urdhëruan të largohen nga Florida e Jugut ndërsa uragani po afrohet.

Guvernatori i Floridës Rick Scott tha se shqetësimi më i madh është mungesa e benzinës. Policia do të shoqërojë kamionët e karburantit drejt Floridës ndërsa ata do të bëjnë dërgesa në stacionet e benzinës.

Scott tha se premten do të shpërndahen të gjithë 7,000 anëtarët e Gardës Kombëtare të Floridës si dhe mijëra punonjës të energjisë, që do të qëndrojnë në gatshmëri të ndërhyjnë kur është e nevojshme.

Të këshilluara

Fakte të çmendura për Korenë e Veriut

Në vitet 1990, u bë e detyrueshme për të gjithë mësuesit në Korenë e Veriut që të mësonin se si të luanin fizarmonikën Fizarmonika shpesh është quajtur ‘inst...

14:16

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI