Flash

Kush janë shqiptarët më të paguar në Seria A

Lapsi.al 7 September 2017
Kush janë shqiptarët më të paguar në Seria A

Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj janë dy shqiptarët më të paguar të Serie A. E përditshmja italiane, Gazzetta Dello Sport, ka publikuar rrogat e skuadrave të Serisë A për sezonin 2017-2018, duke zbuluar kështu edhe ato të lojtarëve shqiptarë.

Futbollistët më të paguar, me të njëjtën shifër, janë Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj, të cilët në sezonin 2017-2018 do të paguhen me 700 mijë euro rrogë bazë (nuk llogariten bonuset).

Berisha ka nënshkruar së fundmi me Atalantën deri në vitin 2021 dhe kjo është rroga që pritet të fitojë në vijimësi në këtë klub, i cili nuk ka buxhet të lartë sa skuadrat e tjera kryesore të Serisë A. Ndërkohë, Hysaj ka rinovuar sezonin e kaluar kontratën, e cila i zgjat deri në vitin 2020, dhe ku do të ketë rritje graduale të rrogës bazë në vijim, ndërsa ka edhe bonuse të lidhura me paraqitjet individuale dhe të skuadrës.

Pas tyre vjen Thomas Strakosha, i kthyer në titullar te Lacio, ku tani përfiton 600 mijë euro në sezon falë kontratës që i zgjat deri në vitin 2022.

Arlind Ajeti do të fitojë 250 mijë euro në sezon te Crotone, i huazuar me të drejtë blerje nga Torino.

Ledian Memushaj do të përfitojë 200 mijë euro te Benevento, ku ka firmosur kontratë për dy vite, me të drejtën e zgjatjes së saj.

Ndërsa, Berat Gjimshiti do të përfitojë 100 mijë euro te Benevento, i huazuar me të drejtë shitje përfundimtare nga Atalanta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI