Flash

(VIDEO-LIVE) Shikoni si uragani ‘Irma’ godet Ishujt e Karaibeve

Lapsi.al 6 September 2017
(VIDEO-LIVE) Shikoni si uragani ‘Irma’ godet Ishujt e Karaibeve

Uragani ‘Irma’ sapo ka mbërritur në Ishujt e Karaibeve. ‘Irma’ është klasifikuar si uragan i kategorisë së pestë. Kjo do të thotë se ai do të godasë Ishujt e Karaibeve me erëra me shpejtësi deri në 295 km/h dhe cilësohet si stuhia më e fuqishme e Atlantikut në dekadën e fundit. Autoritetet paralajmërojnë për efekte katastrofike.

 

Ishujt Leeward janë edhe pika fillestare nga ku uragani do të zbarkojë, për të vijuar më pas me Porto Rikon dhe Republikën Dominikane. Edhe shteti amerikan i Floridës ka urdhëruar evakuim të detyruar, pasi stuhia kërcënon të kalojë edhe atje. Banorët e ishujve i janë drejtuar dyqaneve për t’u furnizuar me mallrat për të përballuar uraganin.

Aeroportet në disa ishuj kanë ndërprerë aktivitetin, teksa autoritetet kanë nxitur njerëzit të strehohen.

Nuk është ende e qartë se çfarë efekti Uragani ‘Irma’ do të sjellë për pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara, teksa pjesë të Teksasit dhe Luizianës po përballen me pasojat dhe dëmet e sjella nga uragani ‘Harvey’. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI