Flash

SKANDALI/ Azerbajxhani i ka paguar 2.8 miliard dollarë ryshfete zyrtarëve të BE-së

Lapsi.al 6 September 2017
SKANDALI/ Azerbajxhani i ka paguar 2.8 miliard dollarë ryshfete

Elita drejteuse e Azerbajxhanit ka shpenzuar 2.8 miliard dollarë duke u dhënë rryfshete politikanëve të Bashkimit Europian, për të mbështetur qeverinë e vendit.

Lajmi u bë i ditur nga BBC. Shifra marramendëse e parave është transferuar nga vendi kaukazian drejt Britanisë përmes kompanive të gazit, që mos të zbuloheshin. Tranfsertat janë bërë në dy vite, nga 2012 deri në 2014.

Me ato para janë paguar politikanë dhe zyrtarë të BE-së dhe më gjerë, që të mbanin qëndrime favorizuese ndaj qeverisë në Baku. Ato pastaj tërhiqeshin pjesë-pjesë dhe u jepeshin politikanëve të BE-së që favorizonin Presidentin dhe qeverinë në Azerbajxhan.

Skema tashmë njihet si “Lavanderia e Azerbajxhanit”. Për zbulimin e saj ka kontribuar një sërë mediash europiane.

Raporti zbulon se me fondet e ryshfeteve ka lidhje Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Ditën e sotme ai reagoi duke thënë se këto janë sulme të pavërteta që financohen nga miliarderi George Soros. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI