Flash

Risia/ Jo vetëm blu, WhatsApp do t’ju shfaqë edhe shenja jeshile

Lapsi.al 6 September 2017
Risia/ Jo vetëm blu, WhatsApp do t’ju shfaqë edhe shenja jeshile

Jo vetëm shenja blu, pasi pas pak WhatsApp, rrjeti i komunikimit në pronësi të Facebook do të nxjerrë edhe shenjat të jeshile. Kjo e re që do të ofrohet në azhurnimin e radhës do t’ju japë mundësi të mbroheni nga mashtrimet në këtë rrjet.

WhatsApp është duke e testuar këtë risi me disa nga kompanitë e mëdha të biznesit që kanë profile në këtë rrjet.

Simboli jeshil nuk do të shfaqet pranë mesazhit apo pranë numrit, por pranë emrit apo numrit që po ju kontakton. Kompanitë e mëdha dhe serioze duhet të regjistrohen në WhatsApp në mënyrë që ai t’i njohë dhe t’u japë mundësinë që ato të prezantohen në mënyrë sa më dinjitoze.

Kjo risi vjen për të mbrojtur klientët nga profile false që përdorin emrin e kompanive të mëdha për të mashtruar përdoruesit. Shenjat e njohjes së kompanive apo personave përdorej prej kohësh edhe nga Facebook, Instagram dhe Twitter./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI