Flash

Katalonia gati të pavarësohet nga Spanja, sot shpall referendumin

Lapsi.al 6 September 2017
Katalonia gati të pavarësohet nga Spanja, sot shpall referendumin

Pritet që sot Katalonia të aprovojë ligjin me të cilin i vendos themelet për referendum mbi pavarësinë më 1 tetor, e të cilin Madridi ashpër po e kundërshton.


Kjo paralajmëron krizën më të thellë politike në Spanjë pas shumë dekadash, transmeton gazetametro.net.

Sot do të shpallet zyrtarisht referendumi, ka thënë burimi anonim i afërt me qeverinë rajonale të Katalonisë, transmeton AFP.

Pritet që partitë të cilat janë për pavarësi, e të cilat po e kontrollojnë kuvendin rajonal në këtë rajon të pasur, do të aprovojnë projekt ligjin, duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese spanjolle me të cilin referendumi shpallet jo kushtetues, transmeton gazetametro.net.

Projekt ligji mbi referendumin për pavarësi do të jetë në rend të ditës në seancën e posaçme të kuvendit, pa debat, e më pas zyrtarët më të lartë të qeverisë katalone do ta nënshkruajnë, transmeton agjencia franceze.

Nëpërmes të reklamave televizive po tentohet që të inkurajohen votuesit të votojnë në referendum, i cili do të kërkojë që Katalonia të bëhet vend i pavarur në formë të republikës.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy të hënën e ka akuzuar qeverinë katalone se me këtë ligj po përpiqet t’i “anashkalojë procedurat juridike” dhe ka premtuar se ligji menjëherë do të kontestohet në gjykatë. Qeveria e Rajoy’it, gjithashtu, ka kërcënuar me aksion juridik kundër zyrtarëve më të lartë politik të Katalonisë të cilët janë përzier në çështjen e referendumit.

Katalonia, rajon me 7.5 milionë banorë, e cila e ka gjuhën dhe zakonet e veta dhe sjellë një të pestën e të ardhurave spanjolle në fushën e ekonomisë, i ka disa kompetenca në çështjet e arsimit, shëndetësisë dhe sigurimit social.

Mirëpo problemet e ekonomike të Spanjës dhe realiteti që rajoni paguan më shumë tatime sesa fiton investime dhe mjete nga Madridi, kanë kontribuar që çështja e pavarësisë të arrijë në vëmendje qendrore të politikës katalone, përfundon AFP./gazetametro.net.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI