Flash

Irani: SHBA të ketë kujdes me Korenë e Veriut, armët bërthamore nuk janë shaka

Lapsi.al 6 September 2017
Irani: SHBA të ketë kujdes me Korenë e Veriut, armët

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi sot se ato që shtyen Korenë e Veriut të testonte armët bërthamore ishin kërcënimet e SHBA-së.

“Pse Koreja e Veriut ka zgjedhur sot këtë rrugë që shqetëson njerëzit në Azinë lindore? Sepse ka pasur kërcënime kundër ekzistencës së Koresë së Veriut”, deklaroi presidenti në një fjalim para Këshillit të Ministrave.

Për Rohanin, kërcënimi me armë bërthamore është një çështje që duhet marrë shumë seriozisht.

“Ndonjërit mund t’i duket qesharake kur bëhet fjalë për armë bërthamore? Kur një vend është i pajisur me një armë bërthamore, loja që konsiston në kërcënimin e tyre kthehet në një lojë të rrezikshme për mbarë botën”, shtoi ai.

Sipas presidentit iranian, kësaj çështje i duhet dhënë zgjidhje vetëm nëpërmjet dialogut dhe negociatave.

“Ne mendojmë që kjo çështje duhet të zgjidhet nëpërmjet negociatave dhe dialogut”, nënvizoi Rohani.

Pheniani realizoi të dielën provën e gjashtë bërthamore, konsideruar më e fuqishmja. Sipas vendit komunist, bomba që u testua të dielën është e tipit bombë me hidrogjen. Kjo do të thotë se ajo krijon një shpërthim 10 herë më të madh se bombat atomike që u hodhën në Hiroshimë dhe Nagasaki në vitin 1945, që i dhanë fund përfundimisht luftës së dytë botërore.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi regjimin koreano-verior të Kim Jong-Un për një përgjigje ushtarake masive. /LAPSI.AL/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI