Flash

VIDEO/ Barazim në Maqedoni, Roshi nga parajsa në ferr

Lapsi.al 5 September 2017
VIDEO/ Barazim në Maqedoni, Roshi nga parajsa në ferr

Kombëtarja e Shqipërisë barazoi 1-1 në udhëtim me Maqedoninë në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës, Rusi 2018. Përveç rezultatit të barabartë, Maqedonia tregoi një lojë më të mirë, por ishte e paqartë në rezultat. Shqipëria kaloi në avantazh ndaj Maqedonisë në minutën e 53-të me anë të Odise Roshit. Ai shënoi pas një pasimi të marrë nga Sadiku në kundërsulm. Por Maqedonia barazoi 1-1 në minutën e 78-të pas një penallti të dyshimtë të akorduar për vendasit. Një top ka rënë në dorën e Odise Roshit dhe arbitri ka akorduar penallti. Trajkovski ka realizuar dhe portieri Berisha nuk ka mundur të bëjë asgjë. Mbyllet në barazim dhe Shqipëria mbetet në vendin e 3-të në Grupin G.


Goal Roshi O.(0:1) FYR Macedonia vs Albania by ylberenexhipi
Aleksandar Trajkovski Penalty Goal HD - FRY... by taftadarka2016

Të këshilluara

Probleme në kombëtare, helmohet Eros Grezda

Eros Grezda rrezikon të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në Strumicë. “Panorama Sport” mësoi nga burime pranë stafit kuqez...

11:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI