Flash

‘Kim të mos rrëzohet! Gazetarja e infiltruar në Korenë e Veriut paralajmëron një katastrofë

Lapsi.al 5 September 2017
‘Kim të mos rrëzohet! Gazetarja e infiltruar në Korenë

Çdo rrugë për rrëzimin e regjimit të Korenë e Veriut  të çon në "katastrofë", thotë një gazetare e infiltruar, që raporton në fshehtësi nga vendi komunist.

Hapja e shoqërisë së Koresë së Veriut është "një problem i madh ", sepse qytetarët "janë privuar nga aspektet minimale të jetës, si edukimi, informimi, apo prona, rrëfen Suki Kim.

Zonja Kim shkroi një libër sekret mbi jetën në Korenë e Veriut , ndërkohë që punonte si mësuese anglishteje në Universitetin Pyjor të Shkencës dhe Teknologjisë, raporton "The Independent".

"Ndërhyrja ushtarake nuk do të funksionojë sepse Koreja është një fuqi bërthamore. Ajo që u nevojitet qytetarëve është lumë informacioni, mbi botën, mbi jetën, mbi lirinë”.  "Popullsia është abuzuar dhe është viktimë e një ideologjie kulti. Edhe në qoftë se Udhëheqësi i Madh do të rrëzohet, por një formë tjetër  diktature do të zërë vendin e tij. Çdo rrugë është një katastrofë. Do të doja të ofroj zgjidhje, por gjithçka të çon në vdekje pa fund. "

Lajmi vjen ndërkohë që kriza në gadishullin Korean kërcënon të përkeqësohet edhe më tej, mes raporteve nga Koreja e Jugut se fqinji i saj vendosi një raketë në bregdet, shkruan syri.net.Regjimi i Kim kishte ka testin e gjashtë bërthamor të dielën, duke shpërthyer një pajisje termonukleare, disa herë më e fuqishme se përpjekjet e saj të mëparshme.

"Koreja e Veriut nuk do të heqë kurrë dorë nga armët bërthamore, paralajmëroi gazetarja. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI