Flash

Prag lufte/ Koreja e Veriut teston bombën me hidrogjen

Lapsi.al 3 September 2017
Prag lufte/ Koreja e Veriut teston bombën me hidrogjen

Koreja e Veriut ka konfirmuar atë që flitej prej orësh: Peniani ka testuar me sukses një bomën me hidrogjen. Mbushja nukleare është testuar për raketën balistikë ndërkontinentale të lëshuar javën e kaluar nga Koreja në drejtim të Japonisë. 

Shteti komunist njoftoi se testi i gjashtë bërthamor ishte një "sukses perfekt", pak orë pasi sizmiologët kishin diktuar lëkundje toke në rajon. 

Lëkundjet e tokës ishin 9.8 herë më të forta se ato të testit të pestë bërthamor. Shërbimi gjeologjik amerikan tha se "tërmeti artificial" kishte një manjitutë 5.6 në shkallën Rihter. 

Bomba me hidrogjen është disa herë më e fortë se ajo bomba atomike (lexo më poshtë në faqen e lapsi.al). 

Analistët ushtarakë thonë se deklarata e Koresë së Veriut duhet trajtuar me kujdes, por janë të një mendje se aftësitë bërthamore të saj kanë përparuar. 

Koreja e Jugut, e cila është përfshirë në një stërvitje ushtarake intensive në Paqësor së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konfirmoi se testi u zhvillua në Kiju. 

Japonia është vënë në alarm. Presidenti Moon Jae-in kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB. 

USGS map showing site of tremor in North Korea

"FUQI E MADHE SHKATERRUESE"

Testet e njëpasnjëshme raketore të Koresë së Veriut kanë rritur shqetësimin ndërkombëtar. Analistët thonë se edhe Kina duhet të shqetësohet për fuqinë e bombës me hidrogjen që ka zhvilluar Peniani.  Agjencia shtetërore koreane njoftoi të djelën se Kim JOng-un kishte vizituar institutin e armëve nukleare  dhe "drejtoi punën për mbushjen nukleare". 

Agjencia postoi edhe foto të liderit të shtetit komunist duke inspektuar bombën. Ajo e përshkruajti armën si "një armë termonuklearë multi-funksionale me fuqi të madhe shkatërruese, e cila mund të shpërthejë edhe në altituda të larta". 

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut ka mundur ta prodhojë bombën edhe në miniaturë, për të mbushur raketat balistike. 

"FRIKA NGA LUFTA REAGIMI I SHBA"

Shtetet e Bashkuara vendosën të rishikojnë traktatin që kufizon numrin e raketave balistike të lejuara për Korenë e Jugut, si kundërpërgjigje për testet bërthamore të Koresë së Veriut. 

Marrëveshja është arritur mes presidentit Trump dhe partnerit koreano-juogor Moon Jae-in. 

ÇÑ¡¤¹Ì Á¤»ó ÅëÈ­

Presidenti Trup ka miratuar menjëherë një vendim për të lejuar Korenë e Jugut që të blejë miliadara dollarë pajisje ushtarake amerikane për t'u mbrojtur nga Veriu. 

“Të dy udhëheqësit ranë dakord në parim për rishikim të udhëzuesit të raketave në një nivel të dëshiruar nga Koreja e Jugut, duke ndarë mendimin se ishte e nevojshme për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Koresë së Jugut në përgjigje të provokimeve dhe kërcënimeve të Koresë së Veriut”, njoftoi presidenca në Seul.

Koreja e Jugut e ka pasur të kufizuar zhvillimin e raketave balistike: jo më shumë se 800 km distancë dhe jo ngarkesë më të madhe se 500 kg. Rishikimi i traktatit do t'i heqë këto kufizime. 

SHBA ka kërkuar një zgjidhje diplomatike të "konfliktit" me Korenë e Veriut. Por presidenti Trump, më i ashpri nga qeveria amerikane në qëndrime, ka bërë të qartë se do të përdoret çdo mjet për ta neutralizuar kërcënimin koreano-verior. 

Testimi bombës me hidrogjen nga Peniani i çon zhvillimet në një pikë kritike. 

Uashingtoni nuk ka reaguar zyrtarisht. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

Një asteroid gjigant po i afrohet tokës

Asteroidi “Florence”, më i madhi që Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka pikasur ndonjëherë, pritet të kalojë pranë Tokës të premten. Asteroidi gjigant do të...

20:11

Libani shpall fitoren ndaj ISIS

Libani shpalli të mërkurën se ka spastruar nga militantët e grupit terrorist të Shtetit Islamik (ISIS) zonën kufitare me Sirinë. Komandanti i përgjithshëm i ...

16:39

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI