Flash

Pa progres negociatat e BE dhe Britanisë për ‘Brexit’

Lapsi.al 1 September 2017
Pa progres negociatat e BE dhe Britanisë për ‘Brexit’

Edhe raundi i tretë i negociatave mes BE-së dhe Britanisë së Madhe nuk ka shënuar progres të mirëfilltë.

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier, pranoi haptazi në një konferencë të përbashkët për shtyp, mungesën e besimit mes palëve. Më parë ai kishte akuzuar negociatorin e Londrës, David Davis, për një lloj "nostalgjie" në trajtimin e çështjes.

Debati ka të bëjë me faturën që Britania do të duhet të paguajë kur të largohet nga blloku i vendeve të BE. Kryenegociatori i BE tha gjithashtu se është e paqartë nëse bisedimet mbi marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me BE-në do të kenë ritmin e tanishëm të progresit.

Barnier shtoi se pavarësisht gjithçkaje, janë bërë disa sqarime të dobishme mes palëve. Por, këto sqarime nuk prekin çështjet kryesore.

Të këshilluara

Një asteroid gjigant po i afrohet tokës

Asteroidi “Florence”, më i madhi që Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka pikasur ndonjëherë, pritet të kalojë pranë Tokës të premten. Asteroidi gjigant do të...

20:11

Libani shpall fitoren ndaj ISIS

Libani shpalli të mërkurën se ka spastruar nga militantët e grupit terrorist të Shtetit Islamik (ISIS) zonën kufitare me Sirinë. Komandanti i përgjithshëm i ...

16:39

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI