Flash

Ivan Balliu habit të gjithë: Para 5 muajsh mësova që isha shqiptar

Lapsi.al 1 September 2017
Ivan Balliu habit të gjithë: Para 5 muajsh mësova që isha

Ivan Balliu është surpriza e Christian Panuccit i cili vendosi ta grumbullojë lojtarin për ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare kundër Lihteshtejnit dhe Maqedonisë. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, Balliu rrëfen se nuk e dinte që rrënjët e tij i kishte shqiptare, por Federata Shqiptare e Futbollit zbuloi që lojtari kishte prejardhje nga vendi i shqiponjave dhe në këtë mënyrë mund të luante me ekipin kuqezi.

“Në prill më telefonuan dhe pata një takim me presidentin Armand Duka. Më pyetën për rrënjët e mia. Kjo gjë është tipike shqiptare. Pastaj nisën kërkimet dhe rezultoi që nga ana e babait kisha prejardhje shqiptare. Diçka të tillë nuk e dija, sepse kisha humbur kontaktet me këtë pjesë”, - ka thënë mbrojtësi shqiptar.

I lindur në vitin 1992 në Girona të Spanjës ai përfaqësoi të rinjtë e këtij shteti në U17 dhe U19 deri kur u thirr nga FSHF për të luajtur me Kombëtaren shqiptare. Kujtojmë që përballja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit do të zhvillohet ditën e shtunë më 2 shtator në orën 18:00. Në muajin e ardhshëm, Balliu do të luajë një ndeshje shumë speciale. Shqipëria do të udhëtojë drejt Spanjës dhe më pas do të luajë me Italinë.

“Janë ekipet më të forta të grupit. Ndeshja kundër Spanjës do të jetë shumë speciale për mua. Kam miq të mirë në këtë ekip. Kam luajtur me ta dhe shpresoj që t’i takoj sërish në fushën e lojës. E kam fjalë për Bartra, Serxhi Roberton, Tiago Alkantarën dhe Iskon. Do të jetë diçka e bukur dhe argëtuese”, tha mbrojtësi. Balliu u krijua në akademinë e Barcelonës dhe luajti me ekipet e moshave që nga 12 deri në 21 vjeç. Ishte kapiten i të rinjve dhe madje arriti të grumbullohej dy herë në fazën përgatitore me ekipin e parë. Kam udhëtuar me Guardiolën ashtu si me Vilanovën. U jam shumë mirënjohës për atë që kanë bërë për mua. Më ndihmuan, më korrigjuan kur bëja gabime dhe më flisnin për të kuptuar më mirë. Të bënin të ndiheshe një lojtar i rëndësishëm. Mirëpo vendosa të largohesha nga Barcelona, sepse në atë moment kishte lojtarë si Dani Alvesh dhe Montoja. E kisha shumë të vështirë që të gjeja minuta. Për këtë fakt, vendosa të gjeja një tjetër skuadër”, tha ai gjatë një rrëfimi për të përditshmen spanjolle “Marca”.

Të këshilluara

LAJM I FUNDIT/ Aksidentohet Valentino Rossi

Mund edhe të mbyllet këtu kampionati i Moto GP për Valentino Rossi. Piloti i Tavullia është aksidentuar gjatë stërvitjes këtë të enjte. Mediat italiane shkruajn...

19:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI