Flash

De Biasi rikthehet në Tiranë: Panucci nuk ka nevojë për këshillat e mia

Lapsi.al 1 September 2017
De Biasi rikthehet në Tiranë: Panucci nuk ka nevojë për

Ka mbërritur në Tiranë edhe ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi Xhani de Biasi si i ftuari i veçantë për ndeshjen e Shqipërisë ditën e shtunë përball Lihteshtejnit. Në fjalët e para të mbërritjes në aeroportin "Nënë Tereza" ai tregon arsyet e prezencës.

“Vij si shqiptar, si ish-trajner dhe si mik i Shqipërisë dhe tifoz i Shqipërisë. Përtej shkas vij me shumë dëshirë këtu përveç faktit që jam një mik i presidentit Duka në këtë ndeshje. Por më vjen shumë mirë gjithashtu që do të rishoh miqtë e mi të vjetër”, u shpreh De Biasi.

Më pas De Biasi thotë se Panucci nuk do të ketë nevojë për këshillat e tij.

“Kam folur me Panuccin pak kohë më parë, është shumë i motivuar shumë i karikuar. Shpresojmë që të bëjë mirë dhe ja uroj me zemër. Nuk kam ndonjë këshillë të veçantë, ai është i zoti është i ri dhe ka shumë dëshirë të bëjë mirë. Uroj të jetë serioz dhe i qetë, më pas të gjitha të tjerat vijnë vetë”, u shpreh De Biasi.

Sa i përket çështjes më të përfolur të këtij grumbullimi të parë të Panuccit, asaj të largimit të Cikalleshit, ish-trajneri është dakord me kolegun e tij.

“Unë mendoj që gjithësecili është padron i zgjedhjeve të tij që i mendon më të drejta. Mendoj që pëerderisa e ka marrë këtë vendim ka arsyet e tij. Edhe unë ndonjëherë kam marrë vendime të forta që duhen për t'i bërë të qartë skuadrës rregullat dhe se si duhet menaxhuar ajo”, tha ish-trajneri i kombëtares.

I zhveshur nga emocionet e postit të trajnerit, tani De Biasi e ka luksin edhe të parashikojë.

“Të fitojmë ndeshjen e parë si fillim, duke kryqëzuar gishtat sigurisht, më pas të mendojmë për Maqedoninë që është një ndeshje më e vështirë. Maqedonia është një skuadër që nga mesfusha dhe deri tek sulmi ka lojtarë shumë të mirë”, u shpreh De Biasi. /TCh/

Të këshilluara

LAJM I FUNDIT/ Aksidentohet Valentino Rossi

Mund edhe të mbyllet këtu kampionati i Moto GP për Valentino Rossi. Piloti i Tavullia është aksidentuar gjatë stërvitjes këtë të enjte. Mediat italiane shkruajn...

19:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI