Flash

Komisioni Europian: Si po largohet Turqia nga BE me hapa të mëdhenj

Lapsi.al 29 August 2017
Komisioni Europian: Si po largohet Turqia nga BE me hapa të mëdhenj

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker theksoi sot se Turqia po largohet me hapa të mëdhenj nga Europa, pasi po shkakton shqetësime të forta mbi të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.

Juncker deklaroi gjithashtu se “dyshon që Erdogan kërkon të shtyjë Evropën që t’i thotë se kërkon t’i japë fund negociatave për të shkarkuar gjithë përgjegjësinë mbi Bashkimin Evropian dhe jo mbi Turqinë”.

“Turqia po largohet me hapa prej gjiganti nga Evropa”, shtoi ai gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Bashkimit Evropian.

Negociatat për aderim të Turqisë në BE, kanë filluar në vitin 2005, por sot janë në një pikë të vdekur.

Megjithatë edhe një maxhorancë e vendeve evropiane nuk dëshiron aktualisht të bëjë hapin e pezullimit formal, duke iu trembur një thyerje përfundimtare me një partner kyç mbi dosjen migratore dhe në luftën antiterrorizëm. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI